E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Parate e bashkive te PS-se po shkojne per mitingje

/ /

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta ne nje takim me kreret lokale dhe te zgjedhurit vendore te kesaj partie ka kerkuar nisjen e punes per te dyfishuar rezultatin ne zgjedhjet e 8 majit per pushtetin vendor. Duke folur per rezultatet ne bashkite ku drejtojne socialistet Meta tha se parate e pushtetit vendor po harxhohen jo per interesat e qytetareve. Qytetaret tane gjithnje e me shume po behen deshmitare qe bashkite qe komunat resurset e tyre taksat qe paguajne qytetaret tane po shkojne per mitingje. Po shkojne per te mbushur autobuse po shkojne per te paguar njerez per te sponsorizuar akoma me tej ceshtje te cilat zgjidhen permes ligjit zgjidhen permes dialogut ne institucione demokratike dhe mbi te gjitha duke harruar nenvleresuar dhe shkallmuar interesat e perditshme te qytetareve te cilet kerkojne sherbime me te mira publike dhe ne radhe te pare nga te zgjedhurit vendore u shpreh Meta. Kreu i LSI-se tha dje se 8 maji eshte nje mundesi per ti kthyer qeverisjen qytetareve. Ndaj eshte nje mundesi e shkelqyer 8 maji dhe une besoj se ne te gjithe do te dime ta shfrytezojme kete mundesi ne menyre me efikase. Me efikase per qytetaret me efikase per vendin me efikase edhe per vete LSI-ne si nje force e cila beson te komuniteti dhe eshte e vendosur per te kontribuar me shume ne sherbim te tij dhe te cilesise se jetes dhe te sherbimeve qe i takon cdo qytetari ne kete vend qe paguan taksa u shpreh Meta. Sipas LSI eshte e gatshme per te perballuar cdo lloj skenari destruktiv qe synon te zgjase mandate per pushtetaret vendore ne menyre te paligjshme dhe antikushtetuese vetem per nje arsye sepse nuk kane kurajen sepse nuk kane bilancin per tu ballafaquar me votuesit e tyre te cileve ata iu perbetuan se do ti zgjidhnin shume probleme kater vjet me pare ne shkurt te 2007-s. Nuk mund te rrije askush ne kete vend dhe ne nje zyre publike aq me teper pozicioni i cili percaktohet nga zgjedhjet nje dite me shume se mandati kushtetues u shpreh Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›