Protesta në Jordani, Siria përgatitet për “ditën e zemërimit”

Mijëra jordanez marshuan në kryeqytetin Aman, duke kërkuar reforma politike dhe ekonomike, dhe në të njëjtën kohë duke përkrahur revolucionin egjiptian.
Protestuesit, anëtarë të grupeve të majta dhe të Vëllazërisë Myslimane, marshuan nga zyra e kryeministrit në drejtim të Ambasadës së Egjiptit.
“Ne kërkojmë iniciativa të tilla që njerëzit ta ndjejnë veten pjesëmarrës në vendimmarrje”, theksoi Hamzeh Mansour, sekretar i përgjithshëm i Vëllazërisë Myslimane.
Marshimi vjen një ditë pasi Mbreti Abdullah u takua me liderët e Vëllazërisë Myslimane në pallatin mbretëror, në përpjekje për të ulur tensionin në vend.
Aksioni Sirian
Ndërkohë, masa të rrepta sigurie po ndërmerren në Siri para demonstrative të planifikuara për tu mbajtur në kryeqytetin Damask.
Fushata të gjera po mbahen në rrjetet sociale, të tillë si Facebook dhe Twiter, për “ditën e zemërimit” pas akteve të ngjashme në Tunizi, Jemen dhe Egjipt.
Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, i ka rezistuar thirrjeve për liri politike dhe lirimin e kritikuesve të regjimit të tij.
Të mërkurën, një grup prej 20 personash me veshje civile rrahën 15 demonstrues të mbledhur për vendosjen e qirinjve në kujtim të viktimave në Egjipt.
Kjo fundjavë pritet të jetë mjaft e trazuar në Siri, ndërkohë që Al-Assadi po përpiqet të rrisë në maksimum masat e sigurisë.
/Start/F. Prroni/
2011-02-04 17:39