Bare: Qeveria, masa për rrëshqitjen e tokave
Partia Socialiste vë alarmin dhe kërkon vëmendjen e qeverisë për bllokimin e rrugëve dhe rrëshqitjet e dheut që janë vënë re në disa zona të vendit. Deputeti socialist, Besnik Bare, tha dje se
toka nuk po i rrëshqet nën këmbë vetëm Sali Berishës, por gjithë shqiptarëve për shkakun e Sali Berishës.
“Asnjë analizë e qeverisë nuk është bërë për këtë situatë alarmante. Investimet anti-erozion janë të papërfillshme dhe krejt të padukshme”, theksoi Bare. Ndaj ai i kërkoi qeverisë “Berisha” që t’i ndihmojë shqiptarët të mos u ikë toka nga këmbët, shtëpitë t’u rikthehen në gjendjen e mëparshme. “Merruni me këto probleme, se e keni ju për detyrë si qeveri. Merruni me rrëshqitjen e tokave në Ruzhdie dhe mos ndaloni hapjen e kutisë së saj.Shqipëria dita ditës rrëshqet, Saliu e qeveria rrinë të qetë”, vijoi Bare.
#