Bare, dergohet ne gjykate nga nentoka
Tirane-I cilesuari si kreu i "Bandes se Lushnjes", Aldo Bare eshte shoqeruar dje nen masa te rrepta sigurie per ne Gjykaten e Krimeve te Renda. Nepermjet tunelit qe lidh paraburgimin 313 "Jodan Misja" dhe gjykaten, Bare eshte shoqeruar per ne kafaz, ku edhe ka marre pjese ne seancen gjyqesore per njohjen e tij me masen e sigurise dhe te akuzave ne ngarkim te tij. Seanca gjyqesore e cila eshte zhvilluar me dyer te mbyllura, ka zgjatur vetem 15 minuta. Burime nga Gjykata e Krimeve te Renda ka bere me dije se Bare nuk ka pasur avokat mbrojtes, kjo ka detyruar gjyqtarin Klodian Kurushi, qe t'i caktoje atij mbrojtesen, Jollduze Kastrati. Gjate seances i pandehuri ka permendur vetem gjeneralitetet e tij, duke mos pranuar qe te jape shpjegime te metejshme. Nderkohe qe Prokuroria e Krimeve te Renda e ka njohur Baren, me akuzat qe rendojne ne ngarkim te tij. Gjykata po ashtu i ka vene ne dijeni te pandehurit edhe masen e sigurise qe eshte caktuar ne mungese ate te "arrestit me burg", si dhe procesin ne ngarkim te tij, kur ai ndodhej ne Turqi. Gjykata e Krimeve te Renda, mesohet se ka revokuar edhe vendimin e marre nga trupi gjykues i kryesuar nga gjykatesja Fatmira Hajdari, per njoftimin e te pandehurit me leter-porosi ne lidhje me procesin qe kishte nisur dhe nese i pandehuri deshironte qe te merrte mbrojtes apo te gjykohej ne mungese. Alfred Shkurti i njohur si Aldo Bare, mban mbi shpine akuza per gati 20 vrasje, te ndodhur ne qytetin e Lushnjes, nderkohe qe akuzohet edhe si urdherues i dhjetera vrasjeve te tjera. Bare u arrestua ne Ankara tre vjet me pare. Ai u mbajt ne gjendje arresti nga shteti turk, ne pritje te ekstradimit. Ndersa kerkohej nga dy shtete, Italia nga njera ane, qe e kerkonte per akuzat e trafikut te droges dhe vendi yne, i cili kishte ngritur dhjetera akuza te renda, kunder kapos se krimit ne Lushnje. Aldo Bare u mbajt ne burg ne Ankara, deri ne momentin kur Apeli e me pas Parlamenti, dhane "OK" per ta ekstraduar drejt Tiranes. Ekstradimi i tij u be ne fshehtesi te plote, dy dite me pare. Procesi gjyqesor kunder Aldo Bares, do te nise ne janar te vitit 2010. Eshte Fatmira Hajdari ajo qe do te kryesoje trupin gjykues dhe do te njohe Baren me provat e akuzes, si dhe me deshmitaret qe do te paraqiten ne sallen e gjyqit, per te deklaruar ato qe kane thene edhe ne prokurori. Ndaj Bares po zhvillohen paralelisht dy procese ne Gjykaten e Krimeve te Renda. Ne nje proces gjykohet i vetem dhe ne procesin tjeter eshte me anetaret e tjere te grupit.
Redinalda Caushaj
Gjykimi
Procesi gjyqesor kunder Aldo Bares, do te nise ne janar te vitit 2010. Fatmira Hajdari, do te kryesoje trupin gjykues dhe do te njohe Baren me provat e akuzes, si dhe me deshmitaret qe do te paraqiten ne sallen e gjyqit, per te deklaruar ato qe kane thene edhe ne prokurori.
Akuzat per Baren
Aldo Bare eshte nen akuzen per, "Vrasjes me paramendim" te shtetasve Genci Kashari, Artur Daja, Xhevat Demiri, Nimet Zenelit, Masar Aliu
"Vrasjes me paramendim", te mbetur ne tentative ndaj Gramoz Selmanit dhe Masar Aliut
"Mbajtjes pa leje te armeve luftarake"
"Shkaterrimit te prones me zjarr" te baneses se Shkelqim Haxhiut
"Organizimit, Financimit dhe krijimit te organizates kriminale"
"Kryerjes se veprave penale nga organizata kriminale"