E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulmohet me acid nje 21-vjecare, i grabitet canta

Tirane-Nje vajze e re ka rene pre e grabitjes, me pasoja per shendetin. Rreth ores 07.30 te mengjesit te djeshem, 21-vjecarja Erka.V, ka qene duke ecur ne Bulevardin "Zogu i Pare", kur eshte sulmuar nga nje djale, i cili i ka hedhur acid ne qafe. Burime nga vendngjarja thane se skena ka ndodhur ne qender te kryeqytetit, prane disa lokaleve, ne prani te dhjetera qytetareve. Nje djale i ri i eshte afruar vajzes nga pas dhe pasi i ka hedhur nje solucion, qe dyshohet te jete acid, i ka rrembyer me force canten e dores. Burime zyrtare te policise, bene te ditur se vajza eshte derguar menjehere ne spital, me djegie ne lekure, por qe ndodhet jashte rrezikut per jeten. Me te marre njoftimin policia ka rendur per kapjen e autorit, por ai ishte larguar me shpejtesi, bashke me canten e grabitur. Ne Komisariatin nr.3 te policise se kryeqytetit, eshte regjistruar procedimi penal per kete rast, por ende nuk eshte bere i mundur identifikimi dhe arrestimi i autorit te kesaj grabitje, me pasoje te rende per shendetin e 21-vjecares. Rasti i djeshem, tregon nje menyre tjeter te grabitjeve te dhunshme ne rruge, te cilat kohet e fundit jane shtruar se tepermi.

L.K

Sulmi

Nje djale i ri i eshte afruar vajzes nga pas dhe pasi i ka hedhur nje solucion, qe dyshohet te jete acid, i ka rrembyer me force canten e dores. Burime zyrtare te policise, bene te ditur se vajza eshte derguar menjehere ne spital, me djegie ne lekure, por qe ndodhet jashte rrezikut per jeten.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›