Gjykata le ne burg policin "spiun" te Dritan Dajtit
Tirane-Gjykata e Krimeve te Renda ka vleresuar dje, masen e sigurise "arrest me burg" per inspektorin e Drejtorise se Policise se Durresit, Mariglen Mucen qe ka ndihmuar Dritan Dajtit gjate viteve qe ka qene ne arrati. Ne seancen e djeshme gjyqesore, i pandehuri nuk ka dhene shpjegime perpara Gjykates se Krimeve te Renda, nderkohe qe prokuroria ka kerkuar vleresimin e mases se sigurise "arrest me burg" te caktuar ne mungese disa dite me pare. Mbrojtesi i Muces, i kerkoi gjykates caktimin e nje mase sigurie me te bute, kerkese e cila nuk u pranua nga gjykata. Mariglen Muca, inspektor i Krimeve te Renda ne Policine e Durresit, u arrestua kater dite me pare pas nje hetimi disa mujor te Sherbimit te Kontrollit te Brendshem ne Ministrine e Brendshme dhe Prokurorise se Krimeve te Renda. Ndaj tij, hetuesit e Krimeve te Renda, kane ngritur akuzen e "shperdorimit te detyres", pasi gjate kohes qe ishte duke kryer detyren e tij, ka ndihmuar te shumekerkuarin Dritan Dajti, gjate kohes qe ia ka qene ne arrati. Sipas hetimeve, ka rezultuar se i pandehuri ka pasur kontakte me te pandehurin Dajti dhe kunatin e tij Ergest Xhoxhi edhe diten e ngjarjes, ku humben jeten kater efektivat e policise, gjate momentit te arrestimit te tyre, duke i paralajmeruar per ate qe do te ndodhte.
R.C
R.C