E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhe-Fier/ Kamioni ne uje, vdes i mituri, treni perplas fugonin

Nje 16-vjecar humbi jeten dje ne aksident rrugor, kurse nje shofer shpetoi nga fundi tragjik pasi treni i linjes Fier-Vlore, mori zvarre per 100 metra fugonin qe ai drejtonte. Ngjarjet ndodhen diten e djeshme ne Lezhe dhe Fier, kurse policia nisi hetimet. Ne Shen Koll, nje kamioncine doli nga rruga dhe perfundoi ne nje kanal me uje, ku per pasoje humbi jeten i mituri me inicialet M. Idrizi. Mesohet se 16 vjecari ishte pasagjer ne kamionin qe drejtohej nga xhaxhai i tij, Ibrahim Idrizi, 48 vjec. Kurse ne aksin Fier-Levan, nje fugon ka tentuar te kaloje shinat hekurudhore, por eshte perplasur nga lokomotiva. Mjeti me targa FR 9053 A ka tentuar te kaloje ne momentin kur po kalonte treni i linjes Vlore-Fier. Per fat te mire shoferi Baftjar Kallashi ka marre plage te lehta, pa rrezik per jeten. "Fugoni po vinte nga krahu i Nipsit dhe ndaloi ne momentin kur lokomotiva filloi te levizte", ka rrefyer makinisti i trenit. Policia tha se faji per kete aksident, ka qene i drejtuesit te fugonit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›