E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier/ Mashtroi per biznes me 38 mije euro, pranga te denuarit

Mashtroi duke marre 38 mije euro per biznes, arratiset pa gjurme prej 5 vjetesh. Dje rreth mesdites eshte bere nga Policia e Fierit ndalimi i te kerkuarit Lirim Bitraj, 58-vjec, banues ne kete qytet. Sipas dosjes hetimore dhe urdhrit te prokurorise vendore, ai akuzohej per mashtrim me shuma te medha. Bazuar ne vendimin penal te Gjykates se Apelit Vlore, e cila e ka denuar me 10 vjet burg ne mungese, dje eshte ekzekutuar dhe urdhri i gjykates. Burime zyrtare thane se kapja eshte bere krejtesisht rastesore, mbi bazen e disa informatave te siguruara ne rruge operative. Bitraj eshte denuar per vepren penale te "vjedhjes me ane te mashtrimit", mbeshtetur mbi deshmine dhe denoncimin e qytetarit me inicialet A. H., se i kishte marre si hua shumen ne valute prej 38 mije euro dhe nuk ia kishte kthyer me, duke humbur cdo gjurme. Pas vendimit te gjykates, Bitraj u shpall ne kerkim nderkombetar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›