E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bare eshte merakli rrobat ia lan e ema

Shtepia

Ne familjen e Alfred Shkurtit kreut te te famshmes Bande te Lushnjes nuk pergjigjet njeri. Nuk degjohet asnje zhurme ne pallatin e vjeter trekatesh ngjitur me Komisariatin e Policise se Lushnjes. Aty jeton vellai tjeter i Alfred Shkurtit. Ne ballkonin e dhomes se nenes se tij shihen tesha te nderura mes te cilave dallohen edhe rroba meshkujsh qe banoret prane thone se jane te Aldos i cili i ka merak dhe ua dergon familjareve per ti lare. Por askush nuk pergjigjet dhe nuk deshiron te flase per vendimin e dhene nga Gjykata e Krimeve te Renda.

Nderkaq atmosfera ne policine e Lushnjes qe pas marrjes se denimit ka qene me e qete. Ne fakt qetesia ne kete institucion ka ardhur qekur drejtesia nisi te angazhohej me ndalimin e te gjithe anetareve dhe kreut te saj Alfred Shkurtit. Drejtuesit aktuale pohojne faktin se grupi i Bares ka funksionuar si nje organizate kriminale e cila kishte numer llogarie strukture vendimmarrese ekzekutimi vrojtimi dhe struktura te tjera perberese te saj. Nderkaq lidhur me lagunen e Karavastase qe Aldo Bare ka privatizuar burime nga prokuroria thone se ajo eshte sekuestruar nga shteti dhe nje pjese e saj i eshte dhene po prej shtetit me qira per nje periudhe 30-vjecare nje durrsaku emri i te cilit nuk behet i ditur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›