E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga vellezerve per 100 kg droge

Pas dy vitesh zbulohen vellezerit Etgar dhe Nertil Mema. Dyshohen edhe per vjedhje

Pas dy vitesh policia ka mundur te gjeje dhe te vendose ne pranga pronaret e 100 kg droge me te cilen u kap nje student nga Memaliaj. Ata jane dy vellezer nga Tepelena te cilet fshiheshin ne Tirane dhe dyshohet se merreshin edhe me vjedhje banesash per te mbledhur para me qellim lirimin e studentit i cili ishte kapur me mallin e tyre. Arrestimi i tyre u be paraditen e djeshme gjate nje operacioni ne Tirane kur ata po qendronin ne banesen e tyre ku u gjeten edhe disa materiale qe perdoreshin per vjedhje banesash.

Policia e kryeqytetit tha se nga specialistet e seksionit kunder krimeve ndaj jetes dhe lirise se personit u realizua operacioni i koduar Brava e fundit ne saje te te cilit u be e mundur kapja e Etgar dhe Nertil Memes vellezer perkatesisht 31 dhe 26 vjec te lindur ne Tepelene dhe banues ne Tirane. Ne ngarkim te tyre Gjykata per Krimet e Renda Tirane ka leshuar vendimin e dates 2 qershor 2010 ku dy vellezerit i ka denuar me nga 7 vjet e gjysme burg duke i akuzuar per vepren penale te trafikimit te narkotikeve. Gjate kontrollit te baneses se marre me qira atyre u jane sekuestruar disa sende si celesa per brave te blinduar dhe pajisje qe perdoren per hapje bravash te blinduara. Ata dyshohen se jane autore te nje sere vjedhjesh te ndodhura ne Tirane nderkohe qe ne ngarkim te tyre po punohet per te dokumentuar te gjithe veprimtarine kriminale te realizuar gjate kohes qe ishin ne liri. Ata mendohet se po benin para per ti perdorur ne ndihme te studentit Evarist Pasha i arrestuar qe ne shkurt te vitit 2009 kur u kap me 100 kg kanabis ne tentative per ti derguar drejt Greqise.

Kapja e Pashes u realizua me 7 shkurt 2009 gjate operacionit te koduar Manastiri ne Gjirokaster. Tre trafikante jane konstatuar rreth ores 19.00 te asaj nate ndersa jane dashur me shume se pese ore ndjekje per te bere te mundur sekuestrimin e sasise se droges dhe arrestimin e njerit prej tyre i cili ishte i armatosur. Pas nje ndjekjeje te gjate ne nje terren teper te veshtire rreth mesnates ne vendin e quajtur lsquoManastiri fare prane vijes se kufirit u be e mundur kapja e njerit prej tyre i cili ishte i armatosur me nje arme zjarri tip kallashnikov me fisheke ne goje duke rrezikuar jeten e punonjesve te policise qe bene bllokimin e tij. Me konkretisht ai eshte Evaris Pasha 19 vjec lindur ne Tepelene dhe banues ne Memaliaj student ne Universitetin lsquoEqrem Cabej Gjirokaster ne vitin e pare dega Infermieri deklaroi policia ne ate kohe. Bashke me kete person u bllokua dhe lenda narkotike e cila ishte e ambalazhuar ne pako cilindrike te mbeshtjella me leter natriban te futura ne kater canta te medha gjithsej rreth 100 kilograme. Personat e tjere munden te largoheshin duke perfituar nga erresira dhe terreni teper i veshtire. Hetimet e kryera pas perfundimit te operacionit kane treguar se sasia e lendes narkotike ishte marre ne fshatin Lazarat dhe si destinacion perfundimtar kishte Greqine.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›