E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pazzini, Inzaghi i dytë

Filippo Inzaghi ka deklaruar se përforcimi i ri i Milanit, sulmuesi Giampaolo Pazzini do të jetë pasardhës i tij në klub. Inzaghi u pensionua pas përfundimit të sezonit të kaluar, pas 11 vitesh në klub dhe mbeti i impresionuar nga het-triku i Pazzinit në fitoren 3-1 ndaj Bolognës, fundjavën e shkuar.

“Kam shpresuar në ardhjen e tij, sepse për mua ai ishte qendërsulmuesi që i mungonte Milanit”, deklaroi Inzaghi për Gazzetta dello Sport. “Pas largimit të Zlatan Ibrahimovicit, vetëm një me karakteristika të Pazzinit mund të shënojë ata gola. E njoh mirë Giampaolon dhe kam biseduar me të para se të nënshkruante kontratën. Ai është shumë i motivuar”, u shpreh ish-reprezentuesi italian.

Pazzini iu bashkua Milanit nga rivali i qytetit Inter, në shkëmbim për Antonio Cassanon. Nga transferimi Nerazzurrët përfituan edhe 7 milionë euro. “Nuk befasohem që ai bëri fillim kaq të fuqishëm. Ai e ka instinktin dhe e sheh mirë golin, kurse është i fuqishëm edhe në ajër. Këtë sezon ai mund të shënojë 15-20 gola”, deklaroi Inzaghi, i cili është angazhuar si trajner në akademinë e Milanit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›