E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tus Koblenc, Skela varet nga sponsorët

Që prej përfundimit të sezonit
të fundit, shqiptari Ervin
Skela është një futbollist pa skuadër.
Dhe, për momentin, ende
asgjë nuk është e qartë se cila do
të jetë e ardhmja e tij, edhe pse
nuk i mungojnë ofertat. Gjithsesi
fantazisti kuqezi, i cili braktisi
Energie Kotbuzin pas rënies në
Bundesligën 2, vazhdon të stërvitet
në radhët e Tus Koblenc, që
drejtohet nga ish-trajneri i tij kur
luante tek Arminia Bielefeld, Uve
Rapolder. Koblenci është një nga
mundësitë e Skelës, por shanset
që mes tyre të lidhet zyrtarisht
një kontratë po zbehen me kalimin
e ditëve. Sipas trajnerit
Rapolder, "skuadrës i duhet një
lojtar i nivelit të lartë, që mund
t‘i japë theks lojës. I tillë është
Skela. Por për momentin ne jemi
në kërkim të një sponsori për ta
realizuar këtë blerje". Për Skelën
interesohen edhe FC Bazel dhe
Trabzonsporit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›