E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bariç: " Enderroj te marr nje fitore"

Trajneri i Shqiperise, Oto Baric, ka deklaruar se shkon ne Minsk per te marre, e pakta, nje pike ne ndeshjen kunder Bjellorusise, por asgje nuk mund te jete e garantuar dhe futbolli i pranon te tre rezultatet. Trajneri kroat gezon nje gjendje te mire shpirterore, cka duket edhe ne pergjigjen e fteses per nje interviste me gazetaret ne rezidencen e kombetares ne Hamburg. "Kemi kater dite qe jemi ketu, tani e gjetet te me kerkoni interviste? Mua po me pret nje grua e bukur aty jashte te dera", tha me shaka 74 vjecari, duke shtuar me pas se ishte i gatshem t'u pergjigjej pyetjeve para fluturimit drejt Minskut.
-Zoti Baric, me cfare synimi po shkoni ne Bjellorusi?
-Enderroj te marr nje fitore, por kesaj nuk i dihet. Sidoqofte, synimi i te gjithe neve eshte te marrim e pakta nje pike. Per kete po punojme, megjithese ne futboll asnjehere nuk i dihet. Sikur kjo ndeshje te ishte pas gjashte muajve, do te flisnim ndryshe.
-Perse?
-Nuk dua te them se pas gjashte muajsh do te fitonim, por do te kisha nje njohje shume me te mire te skuadres. Sapo e kam marre dhe kam mesuar mjaft, por duhet te kemi me teper njohuri per njeri tjetrin. Lojtaret jane shume te impenjuar dhe ma kane lehtesuar mjaft punen time, megjithate mund te them se aktualisht jam vetem ne 30 perqind te mundesive te mia si drejtues i Shqiperise.
-Si do te luani ne Minsk; do te vazhdoni me mbrojtjen me kater lojtare?
-Per kete ndeshje e kam vendosur qe te jem me kater lojtare, por nuk do te thote se do te luajme perhere keshtu. Megjithate, mos u jepni kaq shume rendesi ketyre gjerave. Me teper se sistemi, ka rendesi impenjimi dhe shpirti i sakrifices se cdo lojtari dhe venia ne funksionim e grupit. Deri tani, te gjithe lojtaret po tregohen shume te gatshem per nje gje te tille, duke ma lehtesuar jashte mase punen. Po e presin me shume deshire kete ndeshje dhe per kete i falenderoj.
-Deri ku mund te shkoje Shqiperia?
-Ne do te bejme detyren tone per cdo ndeshje. Une jam i bindur se ne fund te te gjitha ndeshjeve ne grup, Holanda do te mbetet perseri me e forte se Shqiperia, kjo nuk diskutohet, por ne nukkemi ndermend te tolerojme. Do te perpiqemi te marrim maksimumin, pa u druajtur nga asnje kundershtar.
-Keni takuar trajnerin e Hamburgut, Tomas Dol. Per cfare biseduat?
-Folem per Besart Berishen, sulmuesin qe mund te luaje me Shqiperine. Kam degjuar per te, por dua ta shoh me pare, sepse nuk mund te veproj vetem me te thene. Po ashtu, kam degjuar edhe per Memellin, qe luan ne Norvegji, por nuk mund ta therras vetem per kaq.
-Ai ka shenuar kater gola ne Kupen UEFA...
-E di dhe pikerisht kete po ju them. Per mua ai ekziston si lojtar, ka shenuar kater gola dhe kam degjuar fjale te mira, por dua ta shoh vete me pare. Berishen e pashe ne stervitje dhe mendoj se ka te ardhme. Eshte nje lojtar qe mund te luaja per dhjete vjetet e ardhshem me kombetaren.
-Vetem ai?
-Me thoni ku jane te rinjte e tjere dhe une do t'i therras nese e meritojne. Deri tani nuk kam pare, por nuk i perjashtoj qe ekzistojne. Ju thashe qe jam vetem ne 30 perqind te punes sime me Shqiperine. Jam i bindur se me berjen e rinovimit, une do te le nje grup lojtaresh qe te zgjase per disa vjet ne skuadren shqiptare, edhe kur te mos jem me une.
-Keni lene jashte Bushin, nje golashenues i Shqiperise...
-E kam parasysh dhe nuk ia kam mbyllur deren. Ai eshte 33 vjec, megjithate mund ta therras perseri nese do te kete forme te mire dhe do te me hyje ne pune. Une nuk perjashtoj asnjeri.
-Se fundi, sa do te ndikoje ndeshja e Bjellorusise per ate kunder Rumanise?
-Fillimisht nuk mendojme per Rumanine. Por dihet qe, rezultati ndikon. Nese arrijme sukses ne Bjellorusi, morali do te jete me i larte per ndeshjen me Rumanine, qe e kemi ne fushen tone. Por une shpresoj dhe besoj shume per nje rezultat pozitiv ne Minsk dhe pastaj do te mendoj per ndeshjen tjeter.
Intervistoi: Dritan Ikonomi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›