Tifozët e Hanover 96 duan Altin Lalën si trajnerin e ri

Tifozët e dëshpëruar të Hanover 96 kërkojnë që trajneri i ri i ekipit të jetë Altin Lala. Dhe këtë e kanë deklaruar në faqet forumit të sitit më prestigjioz sportiv gjerman "kicker.de".
Hanover 96 ndodhet në një krizë të plotë besimi pas serisë së humbjeve dhe dorëheqjes së trajnerit Peter Neueurer. Kandidatët janë të shumtë, ndërkohë që tifozët e kanë bërë zgjedhjen e tyre: "Neuer Trainer wird Altin Lala"-Trajneri i ri do të jetë Altin Lala. Kapiteni i Hanoverit, shkruhet në sit mund të vendosë komandën. Me autoritetin e tij, "der kleine Lala" (172 cm)mund të japë shumë, ndërsa lojtarët vullnetarisht do t'u bindeshin urdhëave "die Befehle von Lala". .