Bushati: “Nuk mundëm t’i përballonim spanjollët

Duke pasur përballë një ekipi si Spanja, deri në momentin e pësimit të golit të parë zhvilluam një lojë të barabartë dhe rrezikuam disa herë portën e kundërshtarit. Natyrisht që ne nuk mund të ndërmernim një sulm sulm frontale ndaj spanjollëve, duke ditur edhe kualitetet e tyre. Pas shënimit të golit, si cdo ekip shqiptar nuk ishin në gjendje të suportonim golin e shënuar nga ekpet e tjera, dhe si rrjedhojë patëm edhe një rënie graduale duke mos realizuar dhe detyrat ashtu sic ndodh rëndom me ekipet shqiptare. Deklaratat optimiste përpara ndeshjes? Ne e kemi për detyrë që të fusim lojtarët me një moral shumë të lartë dhe të rrisim besimin e tyre. Nëse do të veproja ndryshe dhe përballë një ekipi si Spanja mund të rezultonte fatale. Ka të ardhme Shqipëria me këtë skuadër? Në skuadrën aktuale ka shumë lojtarë të datëlindjes 1985, të cilët digjen, ndërsa jemi duke përgatitur një skuadër të re me lojtarë të datëlindjes 1986, të cilët do të marrin pjesë edhe në eliminatoret e Kampionatit Botëror. Shpresojmë që me këtë grup të ri të arrijmë rezultate më të mira.