U-21, Shqipëria e “vogël” shkërmoqet 0-3 nga Spanja

Nga Dash Frashëri
Shqipëria e "vogël" e futbollit tregoi sot përballë homologëve spanjollë të përfaqësues U-21, se ka ka akoma shumë për të mësuar nga futbolli real dhe modern, dhe se e ardhmja e Shqipërisë së "madhe" nuk është dhe aq e ndritur, megjithë përpjekjet e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe komodidetin e akomodimit të futbollistëve. Te kjo Shpresë e Bushati, mungoi ajo që është thelbësore në lojë: të diturit e të luajturit futboll dhe pamundësia për të mësuar "marifetet" që e dallojnë një futbollist amator (të Partizanit, Kastriotit, Tiranës, Besës, Elbasanit) me një profesonist të edukuar në shkollat e Realit të Madridit, Valencias, Seviljes, Osasunës. Një humbje e trishtuar 3-0 përballë një gjigandi si Spanja, por qesharake me mënyrën e thjeshtë si humbëm. Një ekip pa grintë dhe pa vullnet për të luajtur, aq sa duket se barazimi 0-0 i dy javëve më parë në Senec të Sllovakisë, ka qenë më shumë se një rastësi e "bukur". Në një ndeshje me shumë pak interesim nga sportadashësi, por më një zonës Vip të "tejngour" nga presidentë, zyrtarë, e të ftuar, filloi takimi i dytë i Kombëtares U-21 kundër asaj të Spanjës, që në përbërje kishte emra që luanin për ekipet më të mëdha spanjolle. Topi i parë është i ekipit tonë, ashtu si dhe vizita e parë në portën e kundërshtarëve, madje edhe goditja e parë është "kuqezi", por Orland Abazaj në të 5' gjuan shumë dobët, teksa topi përfundon në duart e portierit Ivan Cuellar. Radha e miqve vjen në minutën e 8-të, kur Raul Garsdia bllokohet në afërsi të zonës së vogël nga portieri shqiptar Andrea Koliqi. Një 20 minutësh i turbullt për ekipin tonë, ku nuk mungoi nervozimi i pajustifikueshëm i Elis Bakaj, pasiguria e Restjadld Agollit, ku Spanja në minutën e 19-të edhe mund shënonte me anë të Gavilan. Djemtë e Saez bëhën më të gjallë ndërsa ata të Bushatit corionetohen akoma më shumë. Një seri rastesh të mira për Spanjën, të cilat vinë edhe falë gabimeve në rreshtim, mospërqendrim të mbrojtjes sonë, ku Jimenez (22'), Jurado (23') mund të kishin sigluar golin, teksa Shqipëra është përgjigjur me Eleandro Pemën (26'), kur pas një goditje të Elis Bakaj brenda zonës, nuk mundi të shënojë për Shqipërinë, top që devijohet në goditje këndi nga portieri Ceullar. Në të 32' është Dushku që gjuan drejt portës dhe Gerard Pique e devijon atë në goditje këndi. Një rast që duhej patjetër të shndërrohej në gol. Dhe në të 39' erdhi dhe goditja fatale. Goli i parë i Spanjës. Që shrfrytëzoi një gabim dilentask të Elis Bakajt. Jimenez i rrëmbën topin dhe brenda zonës godet në portën e Koliqit, që e ka të pamundur ta frenojë. 0-1. Pas tri minutash, Pema (në ditë të zezë), humbi një tjetër rast, por ngadalësia e tij në veprimet sulmuese, shkatërroi cdo gjë. Në pjesën e dytë, Bushati kërkon të motivojë më shumë skuadrën. Ndërrimi i parë i tij është pikërisht Elis Bakaj, që ia lë vendin Gilman Likës. Por spanjollët që e nisën më të sigurt këtë pjesë, afrohen të parët drejt portës, kur Kepa Blanco është pranë golit vetëm tri minura pas fillimit të pjesës së dytë. Kur vjen edhe një karton i verdhë i marrë nga mbrojtësi Vangjel Mile në dëm të Garrido. Pema pati një rast të mirë në të 58' kur portieri Cuellar shfaqet i pasigurt, por kapiteni i Bushatit, nuk tregon asnjë nga reflekset e një sulmuesi race goli. Në të 60' vjen edhe ndëshkimi i dytë për ne. Jurado kroson një tip në zonë dhe aty Renato Arapi në përpjekje për të larguar topin me kokë shkakton faull nda Kepa Blanco, ndërsa gjyqtari boshnjak Zrnic nuk heziton të tregojë pikën e penalltisë. Gjuan Kepa Blanco dhe 2-0 për Spanjën. Pas këtij goli nuk ka më histori. Shqipëria është e mundur,m e skualifikuar, dhe për më tepër e poshtëruar. Dy ndërrimet të mënjëhershme të formacionit spanjoll. Saez hedh në lojë De La Red në vend të Kepa Blanco dhe Roberto Soldado zë vendin e Raul Garsia në minutën 61. Pas disa minutash do të vijë edhe goli i tretë i spanjollëve, kur pas 24 kombinimesh të topit në formë rombi (shqiptarët ishin spektatorë) erdhi dhe goli i tretë, i shënuar sërish nga 20-vjecari David Jimenez. Më pas historia u takon "toreadorëve" që kishin më shumë se një rast për të katërfishuar rezultatin. Shqipëria humbi ndeshjen e dytë të saj 3-0, një rezultat që e nxori jashtë vazhdimit të turit tjetër, por të paktën arritëm një rezultat dinjitoz në Sllovaki, por të pamjaftueshëm. Kjo kombëtare U-21 ka shumë nevojë për ndryshime. Le të presim të fillojnë... ---------------------------------------- SKEDA E NDESHJES Shqiperi U-21 -Spanja U-21 0:3 Shënues: 0-1, 39' David Jimenez; 0-2, 61' Kepa Blanco (p); 0-3, 71' David Himenes E premte, datë 1 shtator 2006, stadiumi "Selman Stërmasi", Tiranë, ora 15:30 Shqipëria: Koliqi, Mile (75'Smajli), Dushku, Osmani, Arapi, Lila, Bakaj (46' Lika), Veliaj, Agolli, Pema (75' Kuci), Abazaj. Trajner: Artan Bushhti Spanja: Cuellar, Andreu, Garrido, Albiol, Pique, Zapater, Jurado, Garcia (61' Soldado), Blanco (61'De La Red), Jimenez (73' Torres), Gavilan. Trajner: Inaki Saez Kartona të verdhë: Mile, Dushku/ De La Red, Andreu Gjyqtar: Sinica Zrnnic, ndihmës Goran Lepir, Mato Sinic. Gjyqtar i katërt Vladimir Dominkovic, që të gjithë nga Bosnjë-Hercegovina Shikues: 1200