E Diel, 1 Nëntor 2026

Blerim Xhemaili, dy gola në fitoren 3-1 të Zvicrës

Ndërsa Shqipëria "mëmë", humbiste 3-0 me Spanjën në Tiranë, në të njëjtën ditë në Moldavi, Blerim Xhemaili, futbollisti shqiptar i natyralizuar si zvicerian, shënoi dy gola në ndeshjen ndërkombëtare të U-21, në atë fitore 3-1 të Zvicrës kundër Moldavisë, në shtëpinë e kësaj të fundit. Një sukses i Xhemalilit, që i krijon shanse të qarta përfaqësueses zviceriane të Shpresave, kur në ndeshjen ardhshme kundër Anglisë i mjafton edhe një barazim për t'u kualifikuar më tej. Moldavia kishte barazuar dy javë më parë 2-2 me Anglinë.
Blerim Xhemaili shënoi dy golat e parë të takimit në minutat 14 dhe 20, për tu ndjekur më pas nga Esteban (29'). Golin e vetëm për shtëpiakët e Moldavisë u shënua nga Suvorov në minutën e 47.
Zvira udhëheq renditjen e grupit G.
Finalet e Kampionatit Europian U-21 do të zhvillohen vitin e ardhshëm në Hollandë.
* * *
DEKLARATA E BLERIM XHEMAILIT PAS NDESHJES
"Nuk ishte dhe aq e thjeshtë. Moldavia ka një ekip të mirë. Pas pushimit, në pjesën e dytë ne bemë shumë pak, madje rrezikuam shumë.
Në përgjithësi gjatë gjjithë lojës ne luajtëm shumë mirë dhe kjo ishte pozitive. Për golat e mi, unë isha dy herë në vendin e duhur, pas kësaj ne luajtëm shumë të qetë. Goli i tretë i shënuar nga Estevan i dha fund lojës. Pavarisht se erdhi nga një gabim i kundërshtarit, kombinacioni ishte i bukur"

------------
SKEDA E NDESHJES
Moldavi – Zvicër 1:3 (0:3)
Sheriff, Tiraspol. - 2000 shikues. Gjyqtar: SR Neves Moreira (Por).
Golat: 14' Xhemaili 0:1. 20' Xhemaili 0:2. 29. Esteban 0:3. 47. Suworow 1:3.
Moldavia: Cebanu; Bordjan, Golowatenko, Bulgaru, Epureanu; Namasco, Tigirlas (46. Zmeu), Gatcan (66. Zislis), Bugajow, Suworow; Alexejew (66. Sojmu).
Zvicra: Leoni; Lichtsteiner, Xhemaili, Djourou, Ziegler (86. Arnaud Bühler); Barnetta, Pirmin Schwegler, Fernandes, Margairaz (66. Kuzmanovic); Vonlanthen (89. Salatic), Esteban.
Kartona të verdhë: Verwarnungen: 14. Bordjan , 44. Djourou, 58. Suworow 73. Lichtsteiner , 77. Golowatenko
-----------------
Aurel Vrenozi
asport@albania-sport.com

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›