E Shtunë, 31 Tetor 2026

Curri gol kundër Rot-Weiß Erfurt. Erzgebirge Aue nesër kundër Hertës së Berlinit

Skuadra gjermane e Bundesligës së Dytë,FC Erzgebirge Aue, ku aktivizohet edhe sulmuesi shqiptar Skerdilajd Curri fitoi ndeshjen miqësore kundër FC Rot-Weiß Erfurt që militon në Regionalliga (kategoria e tretë gjermane).
Djemtë e trajnerit Gerd Schädlich zhvilluan një ndeshje të mirë, ndërkohë që kavajasi Curri shënoi golin e tretë të takimit, atë 3-0.
Pjesa e parë u mbyll 2-0 me gola të shënuar nga Andrzej Juskowiak dhe Ersin Demir.
Të premten, më 4 gusht 2006 FC Erzgebirge Aue do të luajë ndeshjen e parë në kampionat kundër Hertës së Berlinit, ndeshja që do të luhet në "Erzgebirgsstadion" në orën 18.30

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›