E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bariç: “Paketa Luksemburg? Gjashtë pikë”

Dash Frashëri
"Unë jam i bindur se të shtunën do të luajmë shumë mirë dhe do të fitojmë me Luksemburgun, por unë dëshiroj që të luajmë seriozisht". Ky është premtimi i bërë nga trajneri i Kombëtares shqiptare, Oto Baric në konferencën e tij për shtyp të dhënë sot në Hotel "Adriatik", në Durrës. Një Baric entuziast përballë një kundërshtari modest si Luksemburgu, ku Shqipëria synon fitoren e parë në serinë e parë me gjashtë takime, përpara se të nisë "fazën e kthimit" më eliminatoret e Grupit G për Euro 2008. Kroati Oto Baric, në një version rinor me "mëngë të shkurtra" edhe pse, më 19 qershor do të mbushë 75-vjec, shpalosi të gjithë strategjinë e tij për të përmbushur synimet e tij në "paketën Luksemburg", që sipas tij përkthehej me dy fitore thuajse të sigurta, edhe pse kundërshtari i 2 dhe 6 qershorit "është një skuadër e thjeshtë, solide dhe e mirë". Edhe pse Baric e konsideron të plotësisht të arritshme fitoren e me Luksemburgun, që do të ishte edhe e para e tij në ndeshjet zyrtare (ka fituar vetëm një miqësore me San Marinon 3-0), kërkon që lojtarët të luajnë më grintë. "Nuk kemi asnjë lloj të drejte të nënvleftësojmë kundërshtarin. Me Luksemburgun luhet për pikë"

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›