E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anglia, efekti “serrë” per Bariç

Paraqitja e Shqipërisë në miqësore e humbur me Anglinë B (3-1) u vlerësua si pozitive nga trajneri Baric, kur ka pasur në mendje edhe miqësoren e humbur me Maqedoninë në Shkodër, ku përfaqësuesja jonë zhvilloi një nga ndeshjet më të zbehta. Paraqitja befasuese e disa lojtarëve debutuese i ka ngritur "temperaturën" Oto Baricit, si kurrë më parë, një "gradë" që e ruan të pandryshuar qysh prej barazimit të madh me Bullgarinë në Sofje. "Unë besoj se gjithmonë ne po luajmë më mirë. Kundër Anglisë ne luajtëm shumë solidë. Skuadra e Anglisë B mund të kishte një vlerë prej 60-70 milionë euro në treg, kur ju e dini se sa kushton skuadra jonë. Ne bëmë një rezistencë të fortë në pjesën e parë dhe unë mund të them se luajtëm më mirë se ata. Ne patëm tre shanse për gol, rrahëm dhe shtyllën por, në fund humbëm. Nga ajo ndeshje, ne i shtuam ekipit dhe katër lojtarë të rinj shumë të mirë. Në rast se më parë i shtuam skuadrës Canën, Dallkun dhe Currin, tani në listë kemi Vangjelin, Rrustemin, Skelën e rikthyer. Unë besoj se fituam të paktën katër lojtarë nga ndeshja me Anglinë", - u shpreh edhe me nota "vetëkënaqësie" Baric, i cili është përgjithësisht shumë i ftohtë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›