E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bariç, i braktisur në aeroportin e Rinasit

Nga Olsi Ranxhi
"Falëminderit dhe mirëupafshim": me këto fjale tekniku kroat i skuadrës sonë kombëtare i është drejtuar një qytetari shqiptar që i ka afruar ndihmë për ta sjellë Baric nga aeroporti i Rinasit në hotel Rogner. Etikë normale për një sjellje plot kulturë që i afron qytetari ynë, teknikut Baric. Jemi befasuar kur kamera e Telesport dhe pse kërkoi nuk gjeti asnjë shoqërues nga federata e futbollit për teknikun kroat. Baric ishte harruar dhe nuk ka nevojë për koment. Natyrisht nuk mendojme se Baric sa herë vjen në Shqiperi duhet të ketë pranë vetes drejtuesit e futbollit tonë. Por një kulturë dhe etikë shoqërore dhe profesionale e kërkon që tekniku kroat të mos e ndiejë veten një qytetar i braktisur në aeroportin e Rinasit. Po sjellim përmes arkivit, atë ditë të ardhjes së parë të Baricit në vendin tone dhe nënshkrimin e kontrates me drejtuesit e federates tonë. Një vleresim maksimal për teknikun kroat nga ana e atyre që ndoshta pak ose aspak e njihnin atë. Më tej madje dhe një shall i vendosur në qafën e Baricit. Në mesditën e sotme, po në Rogner, Baric kishte mbetur i vetmuar, ishte harruar se vinte në Shqiperi, për të vazhduar punën me skuadrën tonë kombëtare. Të vinte keq. Fiksoni këtë pamje, për të kuptuar cili është koncepti i punës i nje federate futbolli si i jona. Këtu përfundon dhe kronika jonë. Ajo flet shumë, zbërthen dhe më shumë se artikujt vetëpërkedhelës që i bëhen njeriut që drejton futbollin tonë. Baric është harruar…

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›