Presidenca madrilene gjobit Fabio Kapelon

Nga Gert Serani
Trajnerit të Realit të Madridit, Fabio Kapelo i ka kushtuar shumë gjesti fyes ndaj dy tifozëve spanjollë në ndeshjen me Real Zaragozën. Presidenca madrilene vendosi të gjobisë italianin, por pa bërë publike shumën e saj. "Përpara se të përcaktojmë vlerën e gjobës ndaj teknikut sipas rregullores së disiplinës së klubit, stafi drejtues ka vendosur fillimisht të marrë në pyetje vetë protagonistin e të dëgjojë edhe varjantin e tij. Gjithashtu në vendimin përfundimtar do të merret në konsideratë edhe falja publike që ai bëri në adresë të tifozerisë", shkruhej në një komunikatë në sitin madrilen. "Që prej ditës së parë që kam ardhur këtu, gjithmonë pas meje kanë qëndruar dy persona, të cilët më kanë ofenduar jo pak herë, por atë ditë nuk durova. Ata kanë qenë të njëjtët edhe para 10 viteve", tha Kapelo pas ndeshjes. Ndërkohë në të njëjtën linjë ka qenë edhe presidenti i galaktikëve, Ramon Kalderon. "Dëshiroj t'u kërkoj falje për të disatën herë personave të cilët janë fyer. Por të gjithë duhet të dinë dicka, se që kur unë kam ardhur në krye të presidencës kam punuar vetëm për të mirën e klubit", tha Kalderon gjatë një takimi me studentë në Villanueva University Centre.