E Shtunë, 31 Tetor 2026

Baric i pamundur të drejtojë skuadrën në ndeshjet e rradhës

Albania-Sport- Trajneri i pefaqsueses kuqezi me keqardhje ka njoftuar se mjeket i kane sugjeruar te mos udhetoje ne ditet ne vazhdim drejte Shqiperise.Kjo mase e mjekeve i paraprin gjendjes jo te mire shendetesore te teknikut kroat.

Vete Baric eshte shprehur se ekipin do ta drejtoje zevendesi i tij Slavko Kovacic per dy ndeshjet e rradhes.Gjate diteve te grumbullimit te dy tekniket do te komunikojne me njeri-tjetrin per sa i perket lojtareve dhe seancave stervitore.

Nderkaq Presidenti i FSHF-se, Armand Duka pasi ka mesuar me keqardhje se tekniku BAric nuk do te mund te drejtoje ekipin ne ndeshjet e rradhes, i ka dhene mbeshtetjen e tij dhe te institucionit qe ai drejton trajneri Slavko Kovacic.

Duka ka shprehur besimin se ne drejtimin e skuadres eshte serisht nje trajner profesionist i cili do te arrije te pergatise skuadren drejt rezultateve pozitive.

Skuadra kombetare sot ka zhvilluar seancat stervitore.Kane munguar Lala,Bogdani,Beqiri,Cana dhe Hasi.Neser do te bashkohen me skuadren, Lala,Bogdani,Cana dhe Beqiri.

FSHF

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›