Duro e Kovaçiç, përgatitje me telefonata nga Bariç

Albania-sport- Dy ndihmësit e trajnerit të Kombëtares shqiptare të Futbollit, Oto Baric, Slavko Kovacic dhe Shpëtim Duro janë të përqendruar në planifikimin e stërvitjeve në kuadër të përgatitjeve të përfaqësueses kuqezi për sfidën e rëndësishme kundër Sllovenisë. Pranë ekipit përvec Lorik Canës, i cili luan sot në mbremje (në "Velodrom" të Marsejës) në takimin miqësore "Zidane vs.Ronaldo" se bashku me yje si Shumaker, Robinjo etj, dhe Besnik Hasit (me lejë)janë të githë të akomoduar në rezidencës së Kombëtare shqiptare në Hotel "Adriatik".