E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bushi: golashenues dhe rekordmen

Speciale nga Kastriot Gjini
Fitorja kunder skuadres se Ergotelis ne fushen e tij, ka sjelle shume buzeqeshje ne rradhet e skuadres se Apollon Kalamariase, dhe si zakonisht protagonisti i ketyre buzeqshjeve eshte sulmuesi i Kombetares sone Alban Bushi. Ashtu sikur nje jave me pare kunder skuadres se Iraklis, edhe kunder Ergotelis do te ishte Loku golashenuesi i cili do ti jepte dhe tripikeshin skuadre se tij. Golat e Bushit po mbajne "gjalle" skuadren e tij ne perpjekjen e mbijeteses ne superligen greke. "Ishte nje fitore shume e rendesishme, madje me rendesishme se ajo qe moren ndaj Iraklis, sepse tani nuk kemi shume ndeshje akoma, por vetem 4 deri ne fund te kampionatit. Pergezimet duhen dhene te gjithe lojtareve, sepse te gjithe vertetuam se kemi nje skuader shume te mire. Gjate gjithe ndeshjes, lojtaret tane luftonin per topin dhe nuk e lame te qete skuadren kundershtare per asnje moment. U duk qe ne fillim se skuadra e Ergotelisit ishte me e qete se ne dhe keshtu arritem te merrnim ate fitore te cmuar. Por megjithate nje fitore eshte vetem nje 3 pikesh. Kemi dhe 4 ndeshje te tjera deri ne fund te kampionatit. Duhet ta harrojme shpejt kete fitore ne transferte dhe te merremi me ndeshjen kunder Panathinaikosit". I pyetur se si e beri golin, Bushi u pergjigj:" Puna ime eshte te bej gola,dhe mundohem ta bej sa me mire. Pashe topin te vinte drejt meje,e ndalova dhe e godita diagonalisht fort pa e menduar fare. Kisha dhe pak fat dhe topi u fut ne rrjete" Seria e golave dhe rekordi Bushi me golin e djeshem kundra Ergotelisit, arriti ne kuoten e 8 golave te shenuar ne kete sezon me fanellen e Apollon Kalamariase. Loku ka shenuar nga nje gol ne pese ndeshjet e fundit rrjesht qe eshte aktivizuar duke u bere i vetmi futbollist i skuadres se tij qe arrin dicka te tille. U be golashenues ne dy ndeshje rrjesht qe skuadra e tij zhvilloi ne transferte. Ne pese ndeshjet e fundit, Alban Bushi ka ndeshkuar me nga nje gol skuadrat e Panioniosit (uefa), Paok (uefa), Aek (Champions League), Iraklis dhe Ergotelis. Vlen te permendim se Bushi ka shenuar 6 nga 9 golat qe skuadra e tij ka arritur te shenoje ne transferte. Me golin e te Dieles, Alban Bushi arrin ne kuoten e 19 golave te shenuar ne superligen greke.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›