E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kovaçiç: “E njoh mirë sllovenin Kek”

INTERVISTË EKSKLUZIVE - "Mungesën e Baricit e ndiejmë shumë, por e rëndësishme është që ai të jetë mirë me shëndet", - thotë për "Albania-n kroati Sllavko Kovacic. Dy ndihmësit e trajnerit të Kombëtares shqiptare të Futbollit, Oto Baric, Slavko Kovacic dhe Shpëtim Duro, janë të përqendruar në planifikimin e stërvitjeve në kuadër të përgatitjeve të përfaqësueses kuqezezë për sfidën e rëndësishme kundër Sllovenisë. Pak përpara së të nisesha për të marrë avionin për në drejtim të Shqipërisë, Oto Baric më mori në telefon dhe më informoi shqetësimet e tij në zemër, aritminë e saj, presionin e lartë të gjakut. Oto kishte marrë medikamente, por presioni i lartë i gjakut nuk i kishte kaluar. Më pas, shton Kovacic, kishte marrë kardiologun më të mirë të Zagrebit, i cili në fakt ishte me pushime, Novi Dinolovski, njëherësh edhe një nga miqtë e ngushtë të Otos, një mjek shumë i mirë, i cili punon në një nga spitalet më të mira të Zagrebit, për të kryer edhe elektrokardiogramën dhe diagnostikimet e tjera. Të dielën Baricit i morën disa kampione gjaku. Unë kam folur për më shumë se njëzet minuta dhe ai më tha se ndihet shumë më mirë".
Zoti Kovacic, trajneri i Kombëtares së Sllovenisë, Matjazh Kek, ka pohuar në shtypin e vendit të tij se ekipi i tij synon të shënojë i pari në takimin Shqipëri-Slloveni.
- Dua ta vlerësoj si një deklaratë të zakonshme trajneri dhe për më tepër një dëshirë të tij. Ashtu sikundër është e ligjshme dhe për ne të themi se do të synojmë të shënojmë të parët, aq më tepër kur takimi luhet në fushën tonë.
A e njihni Kek?
- Mund të them se e njoh mjaftueshëm atë më shumë në rolin e futbollistit, edhe pse ka të bëjë me një periudhë para 15 vjetësh kur ai luante në radhët e Gracit të Austrisë (1989-1994).
Sa e vështirë mund të paraqitet Sllovenia?
- Ashtu si trajneri Oto Baric, edhe unë e di se Sllovenia ka një ekip të mirë, por gjithsesi e vlerësoj se dëshira e Kek për të shënuar në Shkodër është normale nga pozitat e një trajneri të ri.
A do të arrijë Shqipëria të regjistrojë fitoren e parë në kualifikueset e Euro 2008-s?
- Po, ne kemi qëllimet dhe objektivat tona, dhe fitorja pa dyshim është objektivi ynë kryesor. Trajneri Baric dhe ne si staf dëshirojmë që pas ndeshjes me Slloveninë të kemi katër pikë dhe ta lëmë pas Slloveninë. Kjo do të thotë se ne do të bëjmë gjithcka dhe se përgatitjet tona, në prag të ndeshjes duhet të jenë maksimale për këtë ballafaqim, të cilin dëshirojmë ta mbyllim me fitore.
Shqipëria ka tashmë katër sulmues që po shfaqen shumë produktivë me ekipet e tyre: Kapllani me 14 gola në Bundesligën 2, Bushi me 8 në Superligën greke, Bogdani, i cili të dielën shënoi me Kievon, pa harruar Salihin e suksesshëm në Austri dhe Berishën, edhe pse në stol, shumë ambiciozë. A do të dimë ta shfrytëzojmë gjendjen e tyre?
- Unë do ta konsideroja një situatë të bukur në linjën e parë të sulmit, e cila është duke u paraqitur shumë mirë në ligat e rëndësishme europiane dhe, sipas vlerësimit, janë duke dëshmuar një superformë, duke shënuar vazhdimisht gola. Unë jam i bindur se lojtarët do të dinë që edhe ndaj Sllovenisë të tregojnë vlerat e tyre dhe të jenë faktorë thelbësore në fitoren e Shqipërisë. Kjo është dëshira ime, por besoj se dhe ata e
"Spiuni" sportiv i Baricit
Kroati 56-vjecar, Sllavko Kovacic, është përzgjedhur nga Oto Baric për të qenë ndihmësi i tij në bankinën e Kombëtares shqiptare të futbollit. Baric ka punuar me Kovacic në Kroaci dhe Austri. Sllavko Kovacic ka qenë një nga ndihmësit edhe të trajnerëve të përfaqësueses austriake Hans Krankl dhe Andrea Herzog, ka një karrierë të pasur si futbollit dhe trajner. Kovacic vlerësohet me nota maksimale nga trajneri i Kombëtares shqiptare për aftësinë që ka Sllavko për të përcaktuar nëse një lojtar vlen apo nuk di të mendojë si futbollist. Kovacic ka qenë në disa misione për të vëzhguar gjendjen e lojtarëve të Kombëtares, përfshi Hamdi Salihin, Jahmir Hykën, Migen Memellin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›