E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zeka: “Brigel drejt Azerbajxhanit, jo Shqipërisë”

EKSKLUZIVE- "Hans Peter Brigel nuk do të rikthehet më në Shqipëri. Ai tashmë e ka marrë një ofertë". Kështu është shprehur njëri nga njerzit më të afërt të ish-trajnerit gjerman të Kombëtares shqiptare, përkthyesi zyrtari i tij dhe tashmë edhe i trajenerit Oto Baric, Ajet Zeka. "Me Brigelin kam folur të premten e kaluar dhe është në pritje të ofertave qoftë edhe nga klubet për të filluar punë në fillim të korrikut të këtij viti" , pohon eksluzivisht për Albania-sport.com, Zeka.
Media sportive shqiptare në fakt ka përmendur edhe mundësinë e rikthimit të Brigel, gjithmonë nëse kroati Baric do të largohej nga drejtimi i kuqezinjve, për shkak të gjendjes shëndetsore të tij.
"Brigel e përjashton në mënyrë kategorike një rikthim të tij në Shqipëri. Ai është duke studiuar me kujdes një ofertë financiare të ardhur nga një klub i njohur në Turqi", jep detaje të tjera Zeka, ndërsa këmbënguljes së Albania-sport.com, për emrin e ekipit turk, miku shqiptar i gjermanit të famshëm i përgjigjet në mënyrë befasuese: "Brigel sapo ka marrë ofertën edhe të Federatës Futbollit të Azerbajxhanit për të drejtuar Kombëtaren e atij vendi".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›