E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bariç, i zhgënjyer nga UEFA për Euro 2012

ASA (Albania Sport Agency) - Trajneri i Kombëtares shqiptare, Oto Baric është shprehur për mediat kroate dhe ato ndërkombëtare, se është ndierë totalisht i zhgënjyer kur UEFA zgjodhi si organizatore Poloninë dhe Hungarinë, dhe jo dyshen Kroaci-Hungari për të pritur finalet e Eur0 2012. Baric, ish-trajneri i Kroacisë në vitet 2000-2002 citohet nga Agjencia Franceze e Lajmeve (AFP) se është ndierë i shokuar: " Unë isha i bindur se ne do të fitonim, dhe në rast se do të kumbisnim këtë do ta pësonim nga Italia".
I ashpër në deklarime ishte dhe shefi i futbollit të Kroacisë, Vlatko Markovic. "Unë jam i shokuar! Jo i surprizuar, por i shokuar", është shprehur ai në Kardif për gazetarët.
Vendimi i UEFA-s ishte shokues edhe për Italinë, kampione e Botës në fuqi, që konsiderohej favoritja kryesore.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›