E Shtunë, 31 Tetor 2026

Europiani i Peshëngritjes, tri medalje argjendti

Nga Klodiana Bufi
Fetie Kasaj me dy medalje argjendti dhe Romela Begaj me një të tillë, ky është bilanci i Shqipërisë në Kampionatin e 20-të Europian të Peshëngritjes për femra që po zhvillohet në Strasbourg të Francës. Shqipëria me dy nënkmapione të Europës dhe të dyja femra, të cilat garuan në peshën 58 kg. Fetie Kasaj fitoi medaljen e argjendtë në stilin e shtytjes dhe në dygarësh duke e mbyllur konkurrimin e saj në dygarsh në peshën 214 kg, por ndryshe nga kampionati i sezonit të kaluar, m,e një diferencë të madhe prej 16 kilogamshë nga kampionia e Europës, rusja Marina Shainova. Kasaj, e cila stërvitet nga Faruk Kalleshi, dështoi në dy provat e para në stilin e shkëputjes, aq sa la dyshime se nuk do të vazhdonte dot më, por në në provën e tretë peshëngritja jonë ngriti 91 kg, duke e mbyllur me këtë rezultat në këtë stil. Surpriza e këtij stili në këtë garë ka emrin e Romela Begaj, e cila u shpall dhe nënkampione e Europës, duke ngritur 96 kg, katër më pak se kampionia e trefishtë e kontinentit, Shainova, e cila ka fituar tri medalje ari dhe në vitet 2005 e 2006. Në stilin e shtytjes, Kasaj tregoi vlerat e saj se është peshëngritësja më e kompletuar shqiptare, duke ngritur 123 kg, ndërkohë që rivalja e saj shqiptare, Begaj, e cila stërvitet nga trajneri Hektor Shaqiri, ngriti peshën 110 kg. Në këtë garë, Kasaj zuri vendin e dytë, ndërsa Begaj të pestin, pasi peshëngritsja jonë u kalua nga norvegjezja Kasiraj dhe polakja Klejnovska. Shqipëria përfaqësohet në Kampionatin e 86-Europian të meshkujve me 3 sportistë: Erkand Qerimaj (pesah 77 kg, garon më datë 20 prill), Endri Haxhihyseni (pesha 85 kg, garon më datë 21 prill) dhe Isa Bala (garon në peshën +105 kg, gron më 22 prill).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›