E Diel, 1 Nëntor 2026

Vllaznia, Fushaj gjobit Bejzaden dhe Sukaj

Presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj edhe pse skuadra e tij renditet me meritë në vendin e dytë në kampionat dhe pretendon titullin kampion, nuk e ka kursyesr dorën e rëndë ndah disa shfaqjeve të konsideruara prej tij si të papranueshme.
Kështu, gjatë një konference për shtyp Fushaj pohoi se ndaj sulmuesit Xhevair Sukaj kishte marrë masën e shkurtit 30% të vlerës së pagës për shkak të gjesteve të tij ndaj tifozëve në ndeshjen e fundit të Vllaznisë, ndërsa Skerdi Bejzade u ndëshkua me 500 dollarë gjobë për deklarimet e tij se Vllaznia kishte shitur ndeshje. Masat e rrepta të Fushaj janë mbështetur edhe nga trajneri Mirel Josa, i cili ka kërkuar impenjim të Vllaznisë në ndeshjet e ardhshme, duke filluar nga ajo me Dinamon në kryeqytet.
(Ne foto Xhevair Sukaj)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›