E Diel, 1 Nëntor 2026

Termet 5 ballesh ne FSHF, gjobat trondisin Superligen dhe trajneret

Komisionit te Disiplines se FSHF-se per shqyrtimin e problemeve Disiplinore te konstatuara ne ndeshjet e aktivitetit Kombetar te Futbollit. Komisioni I Disiplines pasi degjoi relacionin e Sektorit te Garave te FSHF-se, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe pasi I analizoi e diskutoi ceshtjet ne teresi dhe ne vecanti arriti ne perfundim dhe

Vendosi

1. Klubet e Futbollit:

a) Luftetari me trainier Edi Martini
b) Kastrioti me trainier Ramadan Ndreu
c) Beslidhja me trainier Luan Metani
d) Lushnja me trainier Artan Bano

qe kane aktivizuar trajneret e mesiperm te pafederuar ne FSHF, klubet gjobiten me nga 50.000 leke gjobe secili ne baze te Kreut 16, Neni 24 pika 24 te K.D.Sportive. Ne rast se trainieret e mesiperm qendrojne perseri ne pankina pa u federuar ne FSHF ekipet do te humbasin ndeshjet.

2. Ju komunikojme individeve te meposhtem se n.q.s nuk paraqesin faturat per likujdime te detyrimeve financiare ne FSHF, gjithashtu aktivizimi I tyre ne javen e rradhes (ardhshme) perben shkelje qe do te shkoje deri ne humbjen e ndeshjes ne rast se mos shlyerje te detyrimit te meposhtem.

K.F Besa

1. Renato Arapi – 10.000 leke gjobe
2. Alban Dragusha – 5000 leke gjobe
3. Bikoula Nana – 30.000 leke gjobe
4. Erkolan Endene – 5000 leke gjobe

K.F Flamurtari

1. Zv/trainieri Eqerem Memushi – 50.000 leke gjobe
2. Masazhatori Ardian Lluka – 50.000 leke gjobe
3. Richard Makumba – 30.000 leke gjobe
4. Nikolou Richard – 30.000 leke gjobe

K.F Luftetari

1. Rostand Simo – 10.000 leke gjobe
2. Arlind Nora – 100.000 leke gjobe
3. Besmir Sinanaj – 5000 leke gjobe

K.F Shkumbini

1. Dorjan Bubeqi – 10.000 leke gjobe
2. Klement Xhyra – 5000 leke gjobe
3. Alban Bizhyti – 30.000 leke gjobe
4. Vasian Ballco – 10.000 leke gjobe
5. Ervin Llani – 30.000 leke gjobe

K.F Apolonia

1. Ervin Sulejmani – 50.000 leke gjobe

K.F Dinamo

Goran Vincetic – 5000 leke gjobe

K.F Kastrioti

1. Shkelzen Rustami – 10.000 leke gjobe
2. Erion Dushku – 30.000 leke gjobe
3. Eduart Tanushi – 5000 leke gjobe

K.F Teuta

1. Sulejman Starova – 20.000 leke gjobe
2. Daniel Xhafaj – 5000 leke gjobe
3. Bekim Kuli – 5000 leke gjobe

3. Futbollisti I K.F "Partizani" Elis Bakaj per marrje te kartonit te verdhe ne kete ndeshje te Kupes qe ploteson 3 (tre) numrin e kartonave te verdhe pezullohet nje ndeshje te rradhes per Kupen e Shqiperise. Marrjen e kartonit te Kuq ne kete ndeshje nga Elis Bakaj per ofendim te arbitrit pezullohet 1 (nje) ndeshje te rradhes dhe gjobitet 30.000 leke gjobe ne baze te nenit 26 pika 7 te K.D.Sportive.

4. Futbollistet e K.F Besa:

1. Bikuola Nana
2. Amarildo Belisha
3. Alban Dragusha
te tre keta futbolliste per gjeste fyese ndaj publikut dhe arbitrit pezullohen me nga 2 (dy) ndeshje te rradhes e gjobiten me nga 20.000 leke secili ne baze te nenit 26/pika 7 te K.D.Sportive.

5. Reklamimi I bere nga K.F Iliria nuk ka baze per tu marre ne considerate nga Komisioni I Disiplines por ky reklamim (relacion) I percillet Komisionit Tekniko Gjykues te FSHF-se.

6. Futbollisti I KF Ada I U-19 Gledian Mata per ofendim te arbitrit pezullohet 3 (tre) jave nga aktiviteti ne baze te nenit 26/7 te K.D.Sportive.

7. Futbollisti I U-19 I K.F Shkumbinit Elio Ceka per goditje me shuplake as/arbitrit pezullohet 6 (gjashte) ndeshje nga aktiviteti futbollistik ne baze te nenit 26/1,a te K.D.Sportive.

8. Trainieri I ekipit "U-19" K.F Shkumbinit Sokol Branica per proteste e gjeste fyese ndaj arbitrit denohet 1 (nje) ndeshje nga aktiviteti ne baze te nenit 25/4 te K.D.Sportive.

9. Trainieri I ekipit Partizani "U-17" Ledio Pano per proteste e gjeste fyese ndaj arbitrit pezullohet 1 (nje) ndeshje nga aktiviteti ne baze te nenit 25/4 te K.D.Sportive.

10. Ekipi I "U-19" I K.F Dinamo per mos paraqitje ne ndeshje me ekipin e Kastriotit e humbet ndeshjen me rezultatin 2:0 ne baze te nenit 23/3,d te K.D.Sportive.

Kunder vendimit lejohet ankimim Brenda 5 (pese) diteve ne Komisionin e Apelit

Kryetar Sekretar Anetar

Eno Bushi Ramazan Ragami Saimir Dauti

(marre nga fshf.org

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›