E Diel, 1 Nëntor 2026

Bariç më 15 korrik në Tiranë. FSHF përgatit miqësoren Shqipëria A-Shqipëria B

Ashtu si kishte deklaruar edhe në konferencën e tij të parë për shtyp , gjatë nënshkrimit të kontratës zyrtare me FSHF-në, më 1 korrik 2006, trajneri i ri i kombëtares shqiptare, kroati Oto Baric, do të jetë në Tiranë në datën 15 korrik. Trajneri 74-vjecar, më i moshuari në Europë në këtë post, do të grumbullojë ekipin për t'u njohur nga afër me lojtarët. Ashtu si edhe paraardhësi i tij, gjermani Brigel, Baric ka shprehur dëshirën që ekipi Kombëtar A të zhvillojë një ndeshje miqësore me skuadrën B, ose me ndonjë skuadër të kampionatit shqiptar, edhe pse ky mbetet një projekt tani për tani, duke parë që edhe lojtarët e Kombëtares janë me pushime ose me dilemën e destinacionit të ardhshëm të tyre. Kompania "Sportfive" që ka blerë të drejtat televizive nderkombëtare të Kombëtares shqiptare është duke bërë të gjitha përpjekjet për të siguruar një ndeshje miqësore për datën e 16 gushtit, datë kjo e lirë nga FIFA. Kjo ndeshje do të ishte edhe një test i mirë për trajnerin e ri të përfaqësueses kuqezi, kroatin Oto Baric, përpara se Shqipëria të zhvillonte ndeshjen e parë zyrtare kundër Bjellorusisë në Minsk në kuadër të fushatës kualifikuese të Euro 2008, ku Shqipëria ndodhet në Grupin 8 kualifikues në një ekip me Holandën e Marko Van Bastenit, Bullgarinë e Hristo Stojckov, Rumaninë, Slloveninë, Bjellorusinë dhe Luksemburgun.

Kalendari i ndeshjeve të Kombëtares shqiptare në Euro 2004
02–09.2006: Bjellorusi-SHQIPERI
06.09.2006: SHQIPERI-Rumani
11.11.2006: Holandë-SHQIPERI
24.03.2007: SHQIPERI-Slloveni
28.03.2007: Bullgari-SHQIPERI
02.06.2007: SHQIPERI-Luxemburg
06.06.2007: Luksemburg-SHQIPERI
12.09.2007: SHQIPERI-Holandë
13.10.2007: Slloveni-SHQIPERI
17.10.2007: SHQIPERI-Bullgari
17.10.2007: SHQIPERI-Bjellorusi
21.11.2007: Rumani-SHQIPERI

Ndeshja e fundit miqësore e Shqipërisë ka qënë ajo e 22 marsit 2006, kundër Gjeorgjisë (0-0) të drejtuar nga trajneri gjerman Klaus Topmëler. Shqipëria ka zhvilluar edhe një miqësore tjetër me Lituaninë më 1 mars 2006, të cilën e humbi me rezultatin 2-1. Por në të dyja këro ndeshje në pankinën kuqezi ka qenë gjermani Hans Peter Brigel, që refuzoi të nënshkruante një kontratë të re me FSHF-në, për shkak të kushteve jo të favorshme të kontratës së propozuar.
Dash Frashëri

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›