E Diel, 1 Nëntor 2026

Emil Kostandinov : Shume kujdes me Shqiperine

Nga Bullgaria, Eris Karagjozi
ASA (Albanian Sport Agjenci)- Interviste e shkurter me drejtorin sportiv te CSKA-se dhe anetar i komitetit ekzekutiv, Emil Kostandinov rreth ndeshjes mes Bullgarise dhe Shqiperise. Ai kujton edhe per dy golat qe shenoi kunder Shqiperise ne 1995. - Z. Konstandinov, cfare mbani mend per ndeshjen kunder Shqiperise ne Sofie , para 12 vjetesh ? - Rezultati 3:0 genjen shume. Nuk ishte aspak ndeshje e lehte. Na ndihmoi fati. Pas golit te Lechkov , loja nuk po na ecte . Humbem shume raste per shenim. Kurse shqipetaret me nje ose dy kundersulme kishin mundesi te barazonin . Ndeshja nuk po shkonte mire, por na ndihmoi fati dhe per 2 minuta arrita te shenoj dy gola, por kjo ndodhi vetem ne minuten e 85-te. - Cfare duhet te beje skuadra bullgare qe te mos lejoje momente te veshtira ? - Ne fillim duhet t`i vejne gishtin kokes dhe te mos mendojne per asnje moment se ndeshja me Shqiperine do te jete e lehte. Eshte e qarte se Stoichkov dhe Hero do ti mobilizojne lojtaret, por duhet te dalin ne fushen e lojes me mendimin qe nuk do jete e lehte. Shqiptaret gjithashtu kane lojtare qe luajne ne kampionatet e fuqishme Europiane. Para disa kohesh ato kishin vetem 2-3 lojtare qe luanin jashte, kurse tani lojtaret e tyre jane kudo neper Europe dhe luajne me kombetaren e tyre me besim te madh tek vetja. E treguan kete edhe ne Bjellorusi edhe ne Hollande. - Alban Bushi tha qe kur mberriti se do te na e marrin nje pike. A mendoni se do te arrihet deri ne barazim ? - Alban Bushi ishte futbollist shume i forte dhe me shume vullnet qe kur luante tek Liteks. Ka zgjidhur shume ndeshje. Respektonte grandet bullgar CSKA dhe Levski. Eshte normale te tregoje besim ne vetvete qe nga aeroporti. Ai eshte golashenuesi i klubit grek Kallamarja. Eshte mesuar te shenoje gola dhe sigurisht qe do te jete inatosur qe nuk ka shenuar kunder Sllovenise. Prandaj nga ana e tij do te kete nje motivim me te madh te shenoje ne "Vasil Levski". Jam i bindur qe edhe ai , edhe Haxhi do te japin cdo gje nga vetja , qe te lejne pershtypje te mira tek publiku bullgar me te cilin njihen shume mire. Dhe jo vetem keto te dy , por e gjithe kombetarja Shqiptare. Skuadra Shqiptare qe do luaje sot nuk ka asgje te perbashket me , ate skuader te cilen ne e mundem ne 1995-en. Kjo eshte nje kombetare qe mund t`ja prishe planet cdo kombetareje ne Europe !!!

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›