E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bariç “ngrin” Stojçkovin, Shqipëria pikë me Bullgarinë

ASA (Albanian Sport Agency) - Shqipëria arriti barazimin e dytë brenda katër ditëve, por ky me Bullgarinë (0-0) në Sofje ishte krejt ndryshe nga ai me Slloveninë (0-0) në Shkodër. I ndryshëm pasi u arrit me një ekip, që e nisi lojën me statistika agresive ndaj Shqipërisë: vendi i tretë në grup me , vendi i në botë, për më tepër me i ardhur pas ndeshjes miqësore të ditës së shtunë, kur Shqipëria e drejtuar nga ndihmësit Kovacic sulmoi shumë ndaj Sllovenisë në një terrën të rënduar nga shirat. Barazimi në Sofje i dedikohet tërësisht trajnerit Oto Baric, që jo vetëm diti të zgjedhë strategjinë e duhur, por guxoi në fund të ndeshjes të hidhte në fushë tri sulmuesë të mirëfilltë.
Duhet pranuar se dhe fati ishte me Shqipërinë, pasi bullgarët e Strojckov goditën shtyllën pingule dhe atë horizontale, teksa në portë kuqezinjte patën fatin të kishin një portier me përvojë si Arjan Beqaj.
Barazimi i trete i Shqiperise ne pese ndeshje pas atyre me Bjellorusine(2-2), Sllovenine (0-0) dhe Bullgarine (0-0)
Shqiperia ngjitet ne kuoten e 3 pikeve, ne pritje te dy ndeshjeve me Luksemburgut.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›