Bariç nga Sofja: “Shqipëria me dy sulmuesë”

AS (Albanian Sport Agency)- "Edhe pse në skemën tonë (4-5-1) kemi një sulmues të deklarur në formacionin tonë janë dy sulmuesë, Erjon Bogdani dhe Besart Berisha", tha trajneri Oto Baric në një lidhje direkt për televizionin Klan, që transmeton direkt ndeshjen nga "Vasil Levksi". "Ne kemi ndërtuar një formacion me profil sulmues, kur kam parasysh edhe dy mesfushorët Klodian Duro dhe Altin Haxhi, nk duhet të harrojmë edhe Armend Dallkun dhe Debatik Currin, dy lojtarë që shpesh me inkursionet e tyre ndihmojnë sulmin"