I sëmuri Bariç, i ngjit “sëmundjen” Stojçkovit

ASA (Albanian Sport Agency) - Baric u ngrit nga shtrati i sëmurë për të marrë një pikë të madhe kundër Hristo Stojckov, por "sëmundja"iu ngjit trajnerit dhe legjendës së Bullgarisë. Një Kombëtare kuqezi e bukur Statistikat flasin tërësisht për formacionin bardhejeshil të Stojckov: 19 goditje në total, përkundrejt 6 të Shqipërisë; 9 silura brenda kuadratit në raport me 1 të kuqezinjve; 13 goditje nga këndi përballë shifrës 0 të Shqipërisë, 59% kontroll i lojës ndaj 41% të Shqipërisë. Por këto vlera matematikore nuk vlejnë më, ajo që vlen tashmë janë pikët: 1 për Bullgarinë vendase dhe 1 për Shqipërinë mike.
Ky ishte dhe barazimi i tretë i Shqipërisë në pesë ndeshje pas atyre me Bjellorusinë(2-2), Slloveninë (0-0) dhe Bullgarine (0-0)
Shqiperia u ngjit në kuoten e 3 pikëve, në pritje të dy ndeshjeve me Luksemburgut, të cilat në letër duken teoriksht të fituara.
Albania-sport.com