Ilir Përnaska, goli kuqezi në Sofje

Nga Leonard Karaj
Bullgari-Shqipëri është një sfidë pa shumë histori për kuqezinjtë. Madje përfaqësuesja shqiptare njeh vetëm një barazim pa gola, në të largëtin vit 1949. Në të gjitha ndeshjet e tjera në Sofje vendasit kanë fituar madje edhe me rezultat të thellë. Ndërkohë që për tu theksuar është fakti se kuqezinjtë jo vetëm që nuk kanë mundur të fitojnë ose të barazojnë një ndeshje në Bullgari por në dy dekadat e fundit nuk kanë mundur të shënojnë qoftë edhe një gol. I fundit dhe i vetmi goleador kuqezi në Sofje është ish-sulmuesi i Dinamos në vitet 70-80, Ilir Përnaska.
Përnaska është sulmuesi i vetëm që ka mundur të shënojë në Bullgari përballë kësaj përfaqësuese. Ishte 19 tetori i vitit 1980 dhe kombëtarja shqiptare luante ndeshjen e parë ndaj bullgarëve për eliminatoret e Kupës së Botës "Spanjë 1982". Bullgarët shënuan dy herë që në pjesën e parë teksa kuqezinjtë asokohe të drejtuar nga Zyber Konci arrinin të realizonin golin e nderit 15 minuta para përfundimit të krejt takimit. Në ndeshjen e kthimit kuqezinjtë të drejtuar nga Loro Borici nuk mundën ti bënin ballë furisë bullgare e cila u imponua kuqezinjve në "Qemal Stafa" me rezultatin e pastër, 2-0.
Historia e përballjeve midis këtyre skuadrave tregon një epërsi të dukshme të bullgarëve. Kuqezinjtë kanë mundur të fitojnë vetëm një herë më 9 tetor 1946 3-1 në Kampionatin Ballkanik, fitore kjo që i dha edhe trofeun e vetëm deri tani të kombëtares shqiptare. Ndërsa dy sfidat e viteve 60 njohën vetëm fitore të Bullgarisë (1-0 dhe 0-1). Ndërsa pas viteve 90-të kuqezinjtë janë përballur dy herë me Bullgarinë për eliminatoret e kampionatit Evropian të 1996-ës. Në sfidën e "Qemal Stafës" kombëtarja jonë barazoi 1-1 pasi kishte pësuar një gol nga 16 metra të Hristo Stoickov. Ndërkohë që po në pjesën e parë në minutën e 42-të ka qenë Rraklli që ka shënuar për skuadrën e drejtuar nga Neptun Bajko. Rraklli mbahet mend edhe si goleadori i fundit i kuqezinjve.
Përballjet Shqipëri-Bullgari
9 tetor 1946
Shqipëri-Bullgari 3-1
15 qershor 1947
Bullgari-Shqipëri 2-0
17 nëntor 1949
Bullgari–Shqipëri 0-0
5 qershor 1950
Shqipëri–Bullgari 2-1
2 qershor 1963
Shqipëri-Bullgari 0-1
16 qershor 1963
Bullgari-Shqipëri 1-0
19 tetor 1980
Bullgari–Shqipëri 2-1
14 tetor 1981
Shqipëri–Bullgari 0-2
6 shtator 1995
Shqipëri–Bullgari 1-1
7 tetor 1995
Bullgari–Shqipëri 3-0