E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skela me grip, humb Verder Bremenin

Albania-sport -Ervin Skelës nuk i ndahen problemet shëndetsore në Gjeramni. Fantazistin shqiptar e ka zënë një grip i fortë që e ka detyruar të zërë shtratin. Lajmit jepet nga gazeta gjermane "Laustizer Rundschau".
"Ai ka prej disa ditësh ethe dhe po trajtohet me antibiotikë. Kjo do të thotë se për një sportist, se ai nuk është 100 për qind i gatshëm për ndeshjen", pohoi trajneri i Energi Kotbus, Petrik Sander, i cili kishte planifikuar më parë një vendosje të Skelës në rolin e regjisorit në ndeshjen e rëndësishme Energi Kotbus-Verder Bremen.
Albania-sport.com

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›