Bariç paraqet Hykën te Dinamo e Zagrebit

Edhe pse është larguar në mënyrë shumë të dhimbshme nga bankina e Shqipërisë, kur kishte pranuar ta drejtonte edhe për një edicion të dytë, trajneri kroat Oto Baric, nuk harron kurrë të kujdeset për ish-lojtarët e tij. Për më tepër, për një zbulim tërësisht të tijin. Jahmir Hykën.
Largimi i mefsushorit të Dinamos së Zagrebit, Luka Modric, duke i pamshmangshëm, kur për plejmejkërin kroat interesohen katër prej klubeve më të mëdha në Angli, Liverpuli, Celsi, Arsenali e Mancester Siti, Totenhemi e Njukasëlli, por dhe Barcelona në Spanjë.
76-vjecari Baric ka gati si gjithnjë emrin e zëvendësuesit dhe ky është mesfushori i Olimpiakosit, i huazuar te Tirana, 20-vjecari Jahmir Hyka.
Lajmi jepet nga gazeta "Sportske Novosti", që bën publike edhe një listë të mundshme zëvendësuesish të mundshëm të Luka Modricit.
Hyka ka kredenciale të forta prezantimi prej një prej trajnerëve më të mirë që ka nxjerrë shkolla krotare. Në listë janë edhe Ansa Sharbini, i cili luan për Rijekën. Trajneri i Dinamos, Zvonimir Soldo hedh sytë edhe nga alterntiva braziliane. Samir, i cili ka luajtur për Brazil U-19, është një alternativë, duke parë se dhe media e konsideron më të mirë se Diegon e Verderit. Një tjetër ospion brazilianët e tjerë Manuel Morais, Wellington Brito da Silva.
Vetë Hyka gjatë një emisioni sportiv në Shqipëri (Fokus Sport) pohoi se kishte shumë oferta nga Italia, Greqia, vendet skandinave, por nuk përjashtoi edhe mundësinë e Kroacisë.