E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot në garë Gerti Trasha

Pas medaljeve të Romela Begajt, sot është radha e Gerti Trashës për të tentuar të fitojë një medalje në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes që po zhvillohet në Linjano të Italisë. Ish-kampioni i Evropës për të rinjtë nuk llogaritet ndër favoritët për një vend në zonën e medaljeve në këtë kampionat pasi rezultati me të cilin ka ardhur në këtë garë nuk është ndër më të mirët, ndërsa edhe fakti që është një nga dy më të rinjtë në moshë (vetëm 20 vjec) në kategorinë deri 69 kilogramë nuk i shton shanset e tij. Por sporti di gjithnjë të dhurojë befasi dhe adhuruesit shqiptarë të peshëngritjes do të presin një të tillë nga Trasha.
Gara e kategorisë 69 kilogramë do të zhvillohet sot (e enjte) me fillim prej orës 20:00 dhe do të transmetohet drejtpërsëdrejti në "Eurosport".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›