Duka: “Rruga është e hapur për në Europë

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, është i bindur plotësisht se nuk ka fituar ai përsonalisht, por futbolli shqiptar. "Duka, i qeshur nga takimi me Pangon? Jam natyrë e qeshur në përgjithësi, jo vetëm në takimin me Pangon. Kam qenë në zyrën e Presidentit të Republikës dhe kjo është një kënaqësi personale.
Sot, edhe sic jeni të informuar, në këtë takim të iniciuar nga Presidenti (Topi) kemi zhvilluar një debat për zgjidhjen e krizës.
Besoj se kemi arritur, jo besoj, por kemi arritur në një konsensus, i cili rezulton në firmosjen e statutit nga ministri (Pango).
Në të njëjtën kohë Federata Shqiptare e Futbollit do të pezullojë zbatimin e atij neni, për të cilin ministri ka pretendime deri në një kohë të dytë.
Me kontributin e përbashkët dhe kryesisht të Presidentit, bëhet i mundur regjistrimi i statutit të Federatës Shqiptare të Futbollit në Gjykatën e Tiranës, dhe pas marrjes së këtij konfirmimi,
duke ia cuar edhe organizmave ndërkombëtare, në bazë edhe të premtimit të FIFA-s, do ta heqi këtë pezullim të përkohshëm të Shqipërisë. Do të ngrihet një grup pune i përbashkët nga FIFA, UEFA, MTKRS-ja dhe FSHF-ja për të zgjidhur të tërë cështjet e tjera të mbetura pezull.
Ratë dakord të gjithë me udhëzimin e FIFA-s e UEFA-s? Kemi biseduar gjatë dhe kemi gjetur këtë zgjidhje me Presidentin e Republikës.
A i jepet fund procesit gjyqësor, a do të tërhiqet ministria? Ministri ka deklaruar para Presidentit se nuk ka asgjë në lidhje me gjyqin, por do të kontribuojë në lidhje me regjistrimin e statutit të Federatës.