E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bariç shpall listen anti-Holande. Rikthehet Cana

Ndeshja me Holandën ka "nisur". Të paktën ajo në letër. Që luhet me lista lojtarësh. Ndërsa trajneri Van Basten pret të premten të shpallë listën përfundimtare, pas asaj paraprake me 29 lojtarë të publikuar të martën, tekniku i kuqezinjve Oto Baric e shpalli atë 24 orë përpara se holandezi. Emrat dihen. Janë atë që gjithmonë kanë qenë edhe në ndeshjet e fundit. I vetmi ndryshim nga të thirrurit me Maltën është rikthimi i Lorik Canës dhe mungesa për shkak të pezullimit me dy kartonë të verdhë i Ervin Skelës.
Oto Barici e di se ka përpara një ndeshje shumë të rëndësishme, që të paktën atij i kujton atë me Bullgarinë, kur u ngrit nga shtrati i sëmurë për të marrë pikën e madhe në Sofie e provokuar shkarkimin e trajnerit Hristo Stojckov. Tekniku kroat e ka thënë hapur objektivin e tij. Do të ishte i kënaqur edhe me një barazim. Nëse ndaj Maltës do të luajmë tërësisht në sulm duke luajtur me dy sulmues të mirëfilltë, ndaj Holandës loja jonë do të ketë një fizionomi mbrojtëse, dhe me një sulmues", - u tha ai gazetarëve në konferencën e tij të zakonshme për shtyp në hotelin "Adriatik", përpara ndeshjes me Maltën të fituar 3-0.
"Kundër Holandës duhet të kemi shumë kujdes kur kundërshtari të marrë iniciativën". Lista anti-Holandë nuk ka të fshehta brenda saj dhe emrat e thirrur nuk përbëjnë më surprizë. Dyshja e portierëve është tashmë një gjë e "vjetër": Arjan Beqaj dhe Isli Hidi. Beqajt i djegin ende dy golat e pësuar në Holandë, që janë dhe të fundit që "njollosën" portën e tij, kur ka katër ndeshje zyrtare pa pësuar gol.
Edhe reparti i mbrojtjes është i njëjtë" : Armend Dallku, Nevil Dede, Erjon Xhafa, Debatik Curri, si dhe talenti i ri, Kristi Vangjeli. Reparti i mesfushës ka emra të njohur: kapiteni Altin Lala, Devi Mukaj, Klodian Duro, Lorik Cana, Ervin Bulku, Altin Haxhi. Për llogari të mesfushës është edhe sulmuesi i Bërnlit , Besart Berisha, gjendje fizike e të cilit mbetet ende një mister. Jahmir Hyka, i cili edhe pse ndodhet në Kombëtaren "A", është njëherësh edhe në listën e Shpresave të Baricit.
Vija e parë nuk përbën më asnjë befasi. Qysh kur është larguar Igli Tare, katërshja e sulmit mbetet gjithmonë e njëjtë: Alban Bushit, njëherësh edhe golashënuesi më i mirë i Shqipërisë me 14 gola, Erjon Bogdani dhe Edmond Kapllani, golashënuesi më i mitë i eliminatoreve Euro 2008 (3 gola). Në repartin e avancuar është edhe Hamdi Salihi, i cili hapi serinë e golave në fitoren 3-0 me Maltën.

Lista e Kombëtares
Portier: Arjan Beqaj (Anorthosis, Qipro), Isli Hidi (Krivbas, Ukrainë). Mbrojtës : Armend Dallku (Vorskla Poltava, Ukrainë), Nevil Dede (Tirana, Shqipëri), Erjon Xhafa (Tirana, Shqipëri), Debatik Curri (Vorskla Poltava, Ukrianë, Kristi Vangjeli (Aris Selanik, Greqi). Mesfushorë: Altin Lala (Hanover 96, Gjermani), Devi Mukaj (Tirana, Shqipëri), Altin Haxhi (Ergotelis, Greqi), Klodian Duro (Tirana, Shqipëri), Lorik Cana (Olimpiku i Marsejës, Francë), Ervin Bulku (Krivbas, Ukrainë). Besart Berisha (Anglia 2,) Jahmir Hyka (Tirana, Shqipëri). Sulmues: Alban Bushit (Apollon Kallamarja, Greqi), Erjon Bogdani (Kievo, Itali), Edmond Kapllani (Karlsruhe, Gjermani), Hamdi Salihi (SV Ried, Austri).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›