Barjaba Tragjedine e 21 janarit e shkaktoi autoritarizmi i qeverise
Nje jurist dhe nje sociolog perkatesisht te dy politikane te opozites kane nxjerre per botim nje liber mbi kryengjarjen e vitit qe shkoi por qe mbetet edhe sot gozhda e tranzicionit te vone shqiptar tragjedia e 21 janarit ku kater qytetare gjeten vdekjen si pasoje e perdorimit te stertepruar te forces nga trupat qeveritare. Behet fjale per Fatmir Xhafen sekretari per marredheniet ligjore ne PS dhe Kosta Barjaben nje nga hartuesit e programit te selise roze. Ne nje interviste per Shqip sociologu Kosta Barjaba tregon qasjet dokumentare por edhe studimore te tragjedise se nje viti me pare. Natyrisht sipas tij e pare nepermjet pasqyrave dhe maskave...
Z. Barjaba ju se bashku me deputetin Fatmir Xhafaj sapo keni botuar librin 21 Janari nje histori e paperfunduar. Cilat ishin motivet qe ju shtyne ne shkrimin dhe botimin e ketij libri
Ka njemije e nje arsye qe motivojne shkrimin e ne libri. Por libri qe sapo kemi botuar me kolegun Fatmir Xhafaj ka nje histori dhe motivim specifik. Libri eshte ne radhe te pare nje homazh nderim dhe respekt per viktimat e pafajshme te 21 janarit te cilet i vrau terbimi dhe humbja e vetekontrollit te shtetit perballe nje veprimi te natyrshem demokratik sic ishte protesta e 21 janarit. Por ky liber eshte me shume se nje homazh per te vraret dhe pergjithesisht per protestuesit. Duke qene nje analize e trefishte politike ligjore dhe sociologjike e dukurive qe shkaktuan 21 janarin e vete asaj dite si edhe e ngjarjeve qe e pasuan libri i ofron lexuesit mundesine ta shohe kete ngjarje ne kompleksin e saj. Pra libri ofron nje perceptim te njerit prej episodeve me te dhimbshem te tranzicionit drejt demokracise. Dhe ky perceptim jepet ne nje kontekst social shume te gjere. Permbledhtas ne jemi perpjekur ti ofrojme lexuesit optiken tone per 21 janarin ne kontekstin e shoqerise shqiptare dhe perjetimin e tij prej grupeve te ndryshme te popullsise. Ne nje prizem tjeter libri eshte nje mundesi komunikimi e qytetareve protestues me pjesen tjeter te shoqerise. Sepse protestuesit nuk u ngriten thjesht dhe vetem ne emer te tyre por ne emer te gjithe shoqerise. Ata protestuan per nje Shqiperi me te mire perkunder nje Shqiperie te varfer dhe per nje Shqiperi me demokratike perkunder nje Shqiperie me deficite te medha demokratike. Ne kete kuptim libri eshte edhe nje menyre e te berit opozite ne nje menyre te njohur ne boten demokratike nepermjet produkteve intelektuale qe pasqyrojne problemet e kohes qe jetojme. Libri perpiqet pra ti jape nje pergjigje pyetjes Si dhe perse dhe u universalizua pakenaqesia publike e shqiptareve gjate periudhes 2009-2011
fare e shkaktoi sipas jush 21 janarin
Sipas nesh me mire te themi sipas librit 21 janarin e pergatiten dhe e shkaktuan qindra e mijera drama te vogla te shqiptareve ne ndeshje te vazhdueshme me armiqte universale te demokracise varferine papunesine tranzicionin e zgjatur dhe te veshtire poshterimin dhe diskriminimin per shkak te mjaft rrethanave midis te cilave perkatesise ose orientimit politik por edhe me nje armik specifik te demokracise shqiptare mentalitetin autoritarist dhe antidemokratik te qeverisjes se keqe.
Ne liber ju beni fjale per zgjedhjet problematike dhe i cilesoni ato si nje nder shkaqet kryesore te ketij universalizimi
Duke risjelle ne vemendje te publikut problemet qe kane shoqeruar zgjedhjet shqiptare ne flasim per dy gjendje te zgjedhjeve shqiptare shkaterrimi dhe helmatisja e tyre. Demtimi i zgjedhjeve ose goditjet e mazhorancave qeverisese ndaj tyre kane evoluar nga gjendja e pare ne te dyten. Pra zgjedhjet nuk goditen me me dhune te hapur por me nje dhune te fshehte te bardhe e cila gerryen pak nga pak standardet e tyre dhe ne fund jep nje rezultat i cili nuk eshte vullnet i zgjedhesve por i vullneteve qeverisese. Nese goditja e dhunshme e tyre pra prishja eshte lehtesisht e kapshme gjendja tjeter helmatisja eshte me e veshtire per tu kapur nga radaret dhe raportet e monitoruesve. Ne kete kuptim ne flasim per fitues te humbur dhe humbes te fituar te zgjedhjeve shqiptare.
Ne njerin prej kapitujve te librit ju flisni per 21 janarin si per nje ngjarje midis maskash dhe permes pasqyrash. fare fshihet pas ketyre simbolikave
Gjithkush e ka pare mund ta shohe dhe do ta shohe 21 janarin nepermjet pasqyres se vet. Ne liber ajo qe ndodhi ne bulevardin kryesor te Tiranes reflektohet nga pasqyra te ndryshme nga pasqyra e qeverise e opozites protestuese dhe qytetareve e intelektualeve dhe personaliteteve kombetare e misioneve diplomatike vezhguesve dhe shtypit te huaj. Pamjet qe ofron secila pasqyre ne disa raste jane te qarta dhe e reflektojne ngjarjen me tere dramacitetin dhe tragjizmin e vet. Ne raste te tjera pamjet jepen kokeposhte si ne dhomat e erreta te laboratoreve fotografike. Nderkohe ne disa raste pasqyrat shfaqin ne menyre kontradiktore duke dhene pamje qe jane disa here te qarta dhe disa here te mjegulluara ose te permbysura.
Po maskat
Maskat Kujtoni ato qe jane thene e po thuhen per 21 janarin. Qeveria u perpoq ti veshe 21 janarit te qytetareve masken qe asaj i vinte per shtat. Dhe ta shiste ngjarjen nepermjet kesaj maske. Jo vetem ne kontekstin lokal por me gjere. Kryesisht me gjere ne ate nderkombetar. Nepermjet kesaj maske qeveria u perpoq te jape nje pasqyrim kokeposhte te ngjarjes duke kundervene ndaj njeri-tjetrit 21 janarin e vertete te qytetareve dhe 21 janarin qe mbante dhe mban ende masken e saj.
Ju beni fjale per nje analize sociologjike te protestuesve. fare mund ti thoni me konkretisht lexuesit per kete analize
Profili social i protagonisteve kryesore ne demonstraten e 21 janarit ze natyrshem nje vend qendror ne liber. Cilet ishin ata qe demonstruan me 21 janar Cilet ishin grupet shoqerore qe ndoqen me besnikeri opoziten pas 28 qershorit ne kerkim te transparences zgjedhore dhe levizjen kunder keqqeverisjes e korrupsionit
Shkalla e perputhjes se ketij profili si kampion protestuesish me strukturen dhe profilin e popullit qe proteston hedh drite mbi karakterin natyren dhe permbajtjen e levizjeve protestuese ne Shqiperi gjate periudhes 2009-2011. E vendosur edhe ne kontekstin e levizjeve sociale globale te kohes se sotme protestat shqiptare shenjuan tre defekte kryesore te shoqerise varferine qeverisjen e keqe dhe demokracine jofunksionale. Defekte te cilat duhet thene se jane ne sinergji dhe ushqejne njeri-tjetrin. Libri provon se gjeografia demografia dhe sociologjia e protestave dhe e protestuesve shqiptare ishte shume e gjere.
Ju thate qe libri eshte edhe nje homazh ndaj te vrareve. Cili eshte vendi i tyre ne liber
Ne liber paraqiten nje pjese e historive te jetes se kater te vrareve Hekuran Dedes Ziver Veizit Faik Myrtajt dhe Aleks Nikes. Ne menyre te permbledhur i ofrohen lexuesit nente episode domethenese te jetes se secilit prej tyre te cilen e jetuan si njerez te zakonshem por e mbyllen si deshmore te nje kauze ne sherbim te vendit te tyre. Ajo qe bie ne sy ne historine e jetes se tyre te nderprere nga plumbat eshte se Hekurani Ziveri Faiku dhe Aleksi ishin kater njerez te zakonshem. Ata erdhen ne proteste natyrshem dhe pa asnje pergatitje te vecante. Kalendari i tyre ishte ai i diteve te tjera te protestave thirrje per drejtesi qeverisje te mire zgjedhje te lira lufte kunder varferise dhe jete me te mire. Dhe menjehere pas protestes kthimin bashke me shoket e miqte ne shtepi. Por ndryshe nga heret e tjera per Hekuranin Ziverin Faikun dhe Aleksin ky kthim nuk ndodhi. Ata u vrane.
A pretendoni se kini thene gjithcka qe mund te thuhej per 21 janarin
Ne asnje menyre jo. Ne si autore jemi te bindur se kjo nuk eshte e gjithe e verteta per 21 janarin. shte e veshtire madje e pamundur qe gjithe drama dhe tragjizmi i kesaj ngjarjeje te pershkruhet e permblidhet ne nje liber. Por sigurojme lexuesin se ato qe thuhen ne faqet e tij jane te verteta dhe kontribuojne ne ndricimin e te vertetes te kesaj ngjarjeje te hidhur e cila do te rendoje per nje kohe te gjate ndergjegjen demokratike politike dhe intelektuale te kombit.
A kini qene realiste dhe te paanshem ne shkrimin e ketij libri
Realist kemi qene pa dyshim. Por i paanshem eshte e veshtire te jesh ne kontekstin ne te cilin u shkrua ky liber. Natyrisht do te kete edhe lexues qe do te mendojne se tregimi yne per kete ngjarje nuk eshte i paanshem. Fakt eshte qe ne mund edhe ta kemi tepruar me simpatine tone per te vraret te plagosurit pergjithesisht per protestuesit. Por lexuesve u lutemi te na mirekuptojne. Kur nga njera ane jane qytetaret dhe nga ana tjeter plumbat simpatia jone shkon natyrisht per qytetaret.