Familjaret Vrasesit te dalin para gjyqit
Rajmonda Nika
Kam degjuar Kryeministrin duke treguar me gisht te vraret dhe jo vrasesit. Cilin ligj shkeli Aleksi im Ke popull po dhunonte Aleksi im
Per ne si familje ska pike dyshimi se kush ishin urdheruesit dhe autoret e ketij krimi. Ne kemi kerkuar kerkojme e do te kerkojme sa te kemi frymen shpagim ne drejtesi. Per kete jetojme. shte detyrimi yne i perjetshem per te dashurin tone te paharruar per mikun dhe shokun tuaj deshmor. Keshtu ka deklaruar dje bashkeshortja e Aleks Nikes Rajmonda Nika e cila ka mbajtur nje fjale te shkurter ne aktivitetin e organizuar nga PS-ja ne Akademine e Arteve. Duke shprehur perjetimet e saj per ngjarjen e para nje viti por edhe per ate cfare shoqeroi kete vit familjen ajo ka shtruar nje pyetje direkt per Kryeministrin e vendit Sali Berisha. Kam degjuar Kryeministrin duke treguar me gisht te vraret dhe jo vrasesit sikur keta kane zbatuar ligjin Cilin ligj Cilin ligj shkeli Aleksi im Ke popull po dhunonte Aleksi im - u shpreh bashkeshortja e te ndjerit Nika e cila ka perseritur serish kerkesen themelore Drejtesi per Aleksin dhe per ata tre burrat e tjere qe u vrane bashke me te.
E veja e Myrtajt
Ne 21 janar jeta ime mori fund. Sali Berisha me vrau burrin ne mes te bulevardit me plumbat e Gardes me vrau per se dyti me ato shpifje dhe sharjet qe leshoi
Mbi Sali Berishen kane rene dje edhe akuzat e familjareve te Faik Myrtajt. Bashkeshortja e tij duke folur dje ne pervjetorin e ngjarjeve te 21 janarit ka vene gishtin mbi Kryeministrin e vendit duke e akuzuar ate si pergjegjes per jeten e bashkeshortit te saj por edhe te te birin. Ne 21 janar jeta ime mori fund. Sali Berisha me vrau burrin ne mes te bulevardit me plumbat e Gardes me vrau per se dyti me ato shpifje dhe sharjet qe leshoi per burrin tim dhe pak muaj me vone me vrau dhe djalin e vogel Bardhoshin. Per nje grua eshte e rende te humbase burrin por dhe per nje nene eshte nje torture e vertete te fuse ne dhe djalin qe e kam rritur mes 1000 halleve e mundimeve. Dhe per keto une akuzoj Sali Berishen - tha ajo. Mes dhimbjes dhe loteve ajo ka kerkuar nga Partia Socialiste drejtesine e munguar per bashkeshortin e saj qe humbi jeten nje vit me pare. Ju kerkoj juve qe ta vini drejtesine ne vend qe ti beni ata kriminele ata vrases te paguajne per jeten e Faikut dhe te Bardhoshit - u shpreh ajo.
Ana Veizi
Ai akoma jeton duke mbajtur lart ne kodren e tij nje shtepi bosh qe sdo te harrohet kurre nga cdo njeri
Nje nga momentet me prekese te aktivitetit te djeshem te organizuar nga PS-ja kane qene fjalet e vajzes se Ziver Veizit. 21 janari dhe politika shqiptare i ka dhuruar Anes ndoshta ngjarjen me te pashlyeshme te jetes se saj nje ngjarje te cilen ajo e ka rrefyer permes perjetimeve te veta te sinqerta. Ne mes maleve fushave e kodrave gjendet fshati im. Ai fshat ku une kam lindur ai fshat i vogel rreze malit ku ne vere shkelqen. Ai fshat i vogel ska me gjelberim atij trimin ia vrane ne lufte kishte shkuar pa arme ne lufte kishte shkuar me fjale per te drejten e tij e jo per fame... do te shprehej e bija e Veizit qe sot mbush nje vit qekurse u nda nga jeta. Momente emocionuese me fjale te nje vaji femijeror qe jane indi i vertete i drejtesise qe kerkojne te gjithe. Nje zemer qan qe ata e vrane nje zemer qan qe ata sma lane nje zemer qan nje jete te tere babane - tha Ana duke publikuar keshtu edhe vargjet e para te dhimbjes te saj prej femije.
Mbesa e Hekuranit
Na ofroi leke dhe gjithcka vetem e vetem me i leju me ardh e me pi kafen e mortit ne shtepine tone per me u tregu burre i mire
Pervec akuzave te shumta ndaj Kryeministrit Sali Berisha dje eshte bere e njohur edhe ajo e thyerjes se kodit zakonor te cilin sipas familjareve te Hekuran Dedes ai eshte perpjekur ta instrumentalizoje per te relativizuar situaten e 21 janarit. Sali Berisha na coi nje lajmes per te na ofruar fotografine e vrasesit te vellait tone. Na ofroi leke dhe gjithcka vetem e vetem per ti lejuar me ardh e me pi kafen e mortit ne shtepine tone per me u tregu burre i mire per me u tregu shqiptareve se nuk e quajme Sali Berishen fajtor per vrasjen e Hekuranit. Ne jemi malesore dhe nderi jone nuk e ka per zakon me e shit e me e ble gjakun e djemve me leke as e kemi bere e as do ta bejme kurre. Sali Berisha nuk e shkrepi pushken qe e vrau Hekuranin por ajo pushke nuk do ish shkrepe kurre pa e dhene urdhrin Sali Berisha - tha mbesa e Hekura Dedes. Kjo eshte ndoshta edhe akuza me e rende ndaj Berishes qe kerkon te 21 janari nje perkujtimore te Kongresit te Lushnjes.