E Diel, 1 Nëntor 2026

Pamjet shokuese, 15 ushtarë pakistanezë ekzekutohen

Një video e cila tregon ekzekutimin e 15 ushtarëve pakistanezë, trupat e të cilëve u gjetën më herët këtë muaj në veriperëndim të Pakistanit, është përçuar nga militantët talibanë.

Kjo video e cila është publikuar ditën e sotme, tregon ushtarët të cilët u janë mbyllur sytë, sikundër janë me duar të lidhura pas shpine dhe të rrethuar nga dy persona të maskuar.

Trupat paraushtarake u rrëmbyen në datën 23 dhjetor. Publikimi i kësaj video të tmerrshme shërben si një paralajmërim për 600,000-pjesëtarët  e ushtrisë së Pakistanit, e cila ka dështuar për të thyer pjesën e kryengritësve, pavarësisht forcave superiore dhe një seri të ofensivave kundër fortesave të tyre në rajonet malore.

Një komandant taliban i pa-identifikuar deklaron se po merrte hakmarrje për vrasjen e 12 luftëtarëve talibanë në distriktin Kiber të Pakistanit.

“Zoti është më i madh, jam Taliban. Ka qënë kjo thirrja e drejtuar nga një drejtues i cili mbante në duar pushkën e tij të sulmit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›