Peqin, vetëvritet aksidentalisht 70-vjeçari
Një ngjarje e rëndë është sinjalizuar ditën e dielë në Peqin, ndërsa një 70-vjeçar ka gjetur vdekjen ndërsa është vetëvrarë aksidentalisht. Shkrepja aksidentale e armës i ka shkaktuar të moshuarit vdekjen. Bëhet fjalë për Ramadan Hakën, i cili ka qënë duke pastruar armën në momentin ku ka shtënë. 70-vjeçari ka humbur jetën në fshatin Bishqem të Peqinit.
Ndonëse ai është transportuar për ndihmë të menjëhershme në spitalin e Elbasanit, nuk ka mundur dot të shpëtojë nga plagët e marra.
Uniformat blu, të cilat ndodhen në vendin e ngjarjes, kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.