Berisha Homazhet per 4 te renet e 21 janarit nuk zbehin rendesine e Kongresit
Ndersa ne kryeqytet po zhvillohej protesta-homazh e opozites ne kujtim te kater viktimave te demonstrates se ndodhur nje vit me pare Kryeministri i vendit Sali Berisha i shoqeruar edhe nga kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli ministri i Kultures Aldo Bumci dhe deputete te Qarkut Fier te PD-se dhe te PS-se kane zgjedhur te perkujtojne dje 92-vjetorin e Kongresit te Lushnjes ne kete qytet. Ne kete ceremoni ka rene ne sy prania e dy deputeteve te opozites Bashkim Fino dhe Arben uko. Por vizita e Berishes ne Lushnje ne kete dite ka ngjallur reaksion tek qytetaret ku mjaft prej tyre kane protestuar kunder ardhjes se tij ne qytet ne nje dite kur ne Tirane po zhvillohen homazhe per kater te renet ne 21 janarin e vitit te kaluar. Kryeministri Berisha eshte pyetur nga gazetaret lidhur me protesten-homazh te opozites te cileve u eshte pergjigjur se te protestosh do te thote te jesh i lire dhe kjo eshte nje e drejte qe i perket gjithsecilit qe eshte qytetar i lire i ketij vendi. Protesta eshte e drejte e cdo qytetari te lire dhe une e konsideroj ate si nje akt krejt normal. Por ajo nuk mund ta zbehe ngjarjen historike te Kongresit te Lushnjes - ka theksuar Berisha ndersa ka vleresuar ne menyre te vecante Kongresin e Lushnjes duke thene se asnje veprimtari tjeter nuk mund tu heqe atributet diteve te tilla qe shenojne ngjarje historike per kombin. Kongresi i Lushnjes Pavaresia e vendit dhe Lidhja Shqiptare e Prizrenit jane tri ngjarje shume te rendesishme per vendin tone dhe kete di mire cdo qytetar shqiptar - ka theksuar nder te tjera Berisha. Ne kete dite Kryeministri i vendit u prit nga kryetari i Bashkise Lushnje i cili ishte kujdesur qe sot te kishte aktivitete te ndryshme ne qytet ne perkujtim te 21 janarit te vitit 1920. Kryebashkiaku socialist Fatos Tushe e ka shoqeruar kryeministrin per nje vizite ne shtepine muze Kongresi i Lushnjes dhe me pas se bashku kane marre pjese ne nje takim perkujtimor ne sallen e Qendres Kulturore Vace Zela. Kongresi i Lushnjes i zhvilloi punimet me 21 janar te vitit 1920. Kjo date shenoi miratimin e aktit te Kushtetutes se Pavaresise se Shqiperise krijimin e keshillit drejtues te shtetit dhe zgjedhjen e Sulejman Delvines si Kryeminister i vendit. Ndersa Berisha ne fjalen e tij e vleresoi se tepermi kete ngjarje madje nuk ngurroi te theksonte se ketu u hodhen hapat e para per pluralizmin shqiptar. Po te kthehemi tek Lushnja dhe Kongresi i saj nje nga meritat e jashtezakonshme te qeverise se Lushnjes eshte se ajo themeloi pluralizmin themeloi de facto dhe de jure sistemin qe ne gezojme sot. Protesta eshte nje e drejte e qytetareve ne cdo vend te lire. Kongresi i Lushnjes ishte Kongresi i pluralizmit shqiptar. Qeveria e Sulejman Delvines ia doli qe me vendimet e saj me qendrimet e saj me reformat qe ndermori ne te gjitha fushat te anetaresoje Shqiperine ne Lidhjen e Kombeve. Te gjitha keto dhe shume reforma te tjera te rendesishme ne drejtesi e ne cdo fushe u realizuan ne nje kohe shume te shkurter. Ne perulemi sot me nderimin me te madh sepse ajo qe bejme ne sot nuk eshte gje tjeter vecse vazhdimi i rruges se tyre - tha Kryeministri ne fjalen e tij.