Barka: 5 mije te huaj te drejta si shqiptaret
Rreth 5000 te huaj, qe jetojne dhe punojne ne Shqiperi, do te trajtohen permes projektligjit "Per te Huajt", i cili ka marre OK nga Keshilli i Ministrave. Ky ligj u jep te drejta shtetasve te huaj, te cilet jetojne ne vendin tone, ashtu sikurse edhe atyre personave, te cilet gezojne shtetesi shqiptare. Nje nga piket e rendesishme eshte edhe e drejta e trajtimit te barabarte te te huajve me shtetasit shqiptare, lidhur me kushtet e punes, perfshire dispozitat mbi largimin nga puna, shperblimet, sigurimit teknik. Nderkohe qe nje perparesi u eshte dhene atyre personave te cilet jane te formuar profesionalisht dhe do te drejtojne shtetasit shqiptare ne fushat qe keta te fundit nuk i njohin. "Projektligji, pervec mbrojtjes se te drejtave te te huajve ne fushen e punesimit, ka si perparesi edhe punesimin e tyre ne profesione qe te ne nuk ekziston kualifikimi perkates, duke vendosur nje hierarki ne perzgjedhjen e tyre", ka pohuar ministri i Punes, Kosta Barka. Sipas tij, ne vendin tone jane pajisur me leje pune, 771 punemarres, 89 punedhenes, 37 te vetepunesuar, te perqendruar ne Tirane, Elbasan, Durres, Fushe-Kruje, Korce etj. Ata paraqesin me shume interes per investime, kryesisht ne sektorin e tregtise, ndertimit, arsimit, prodhimit, sherbimeve, sistemin bankar, konfeksione, transmetim mediatik etj. Shtetasit e huaj qe punojne ne Shqiperi, jane kryesisht me shtetesi turke, kineze, italiane, greke, maqedonase, kosovare, angleze, bullgare etj.
Duke u bazuar edhe te standardet nderkombetare mbi te drejtat e punetoreve emigrante, ne ligj jane parashikuar disa te drejta shtese te te huajve, qe punojne e jetojne ne Shqiperi. Ne keto perfshihen liria e organizimit dhe e anetaresimit ne nje organizate sindikaliste apo profesionale dhe perfitimet nga pjesemarrja ne to, mbrojtjen e fuqise punetore dhe te tregut shqiptar te punes, bazuar ne kriteret baze te Direktivave te Komisionit Evropian. Kjo do te thote qe, vendin e lire te punes, perpara se t'ia ofroje shtetasit te huaj duhet t'ia ofroje punekerkuesve vendas, nderkohe qe ka edhe programe te Integrimit Social te te Huajve ne jeten dhe shoqerine shqiptare, duke perfshire integrimin shoqeror, social, ekonomik, kulturor, gjuhesor etj.
Ky ligj u jep mundesine per trajtim pothuaj te barabarte shtetasve te huaj me ata vendas, sipas standardeve, qe zbatojne sot shtetet-anetare te BE-se.