Barnard Tapie akuzohet për mashtrim

Tajkuni francez Bernard Tapie është edhe zyrtarisht nën hetime për mashtrim lidhur me një pagesë kontroverse që kishte aranzhuar në kohën kur shefja aktuale e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, ishte ministre e Financave në Francë.
Prokurori i qarkut të Parisit tha të premten për mediet se ka ngritur akuzat e para për mashtrim të organizuar nga Tapie, një manjat i shumëpërfolur, i cili dikur ishte edhe pronar i veshjeve sportive Adidas, transmet
Rasti ka të bëjë me një pagesë prej 400 milionë eurove, që Bernard Tapie i ka marrë në një proces arbitrazhi, për të zgjidhur një kontest rreth shitjes së Adidas nga një bankë shtetërore në vitet e nëntëdhjeta.
Tapie në atë kohë ishte i afërt me presidentin e atëhershëm, Nicolas Sarkozy, që Lagarde e kishte shef, kur është kryer pagesa.
Kritikët thonë se marrëveshja ishte tejet gjeneruese për Tapien dhe se nuk është dashur të shkonte në arbitrazh./Indeksonline/