E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Brenda një viti Shqipëria meriton statusin e vendit kandidat në BE

Kreu i LSI-së, Ilir Meta ka falënderuar të gjithë anëtarët dhe votuesit shqiptarë që morën pjesë në zgjedhjet e 23 qershorit, dhe që e shpallën koalicionin e majtë fitues të zgjedhjeve. Meta në një takim me anëtarët e partisë, tha se brenda një viti Shqipëria do të marrë statusin e vendit kandidat në BE.

“Tani është koha të ecim më shpejtë drejt rrugës së BE-së. Brenda këtij viti, Shqipëria të meritojë vendin e statusit kandidatë”, tha kreu i LSI-së, shkruan shekulli.

“Mesazhi i votës foli qartë dhe ky rezultat është përgjegjësi, angazhim dhe përkushtim. “Vota në zgjedhje ishte mesazh kundër arrogancës. Tani duhet përulësi dhe qeveri gjithëpërfshirëse përballë qytetarëve tanë.

Në këtë vend mbret duhet të jetë ligji dhe qytetari dhe jo politikanët. Kjo është e vetmja rrugë që ne të meritojmë besimin që dhanë qytetarët për LSI-në dhe të jemi fjalëmbajtur para gjithë qytetarëve shqiptarë" u shpreh Meta./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›